BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Dossier
27 Gusht 2013 - 15:57 | LAJME
TRANSLATE
 
Ben Theodhosi: Ju tregoj marrëdhëniet e çuditshme me babin tim byroist
NGA: FATOS VELIU
Ben Theodhosi: Ju tregoj marrëdhëniet e çuditshme me babin tim byroistKoço Theodhosi është një nga emrat e njohur në Shqipëri, më shumë si simbol i grupit armiqësor të sajuar pas goditjes së diktaturës komuniste në fushën e ekonomisë. Ai ka qenë një person i arsimuar në Perëndim dhe ka pasur një kulturë profesionale të kompletuar, gjë që e kishte bërë tepër të nevojshëm në synimet dhe ambiciet ekonomike, sidomos në fushën e industrisë minerare, që kishte shteti i atëhershëm. Detyrat e larta që iu ngarkuan, si dhe përkushtimi profesional me të cilat i kryente ato, e bënë shpejt Koço Theodhosin një nga njerëzit më të njohur dhe më të respektuar deri në vitet '75. Pas atij viti erdhi rrënimi i tij i menjëhershëm. Partia-shtet me në krye Enver Hoxhën kishte filluar të godiste njëri pas tjetrit grupet tashmë të njohur "armiqësorë", të cilët kalonin me tepër bujë para demaskimit publik dhe së fundmi para pushkatimit. Kështu, pas zbulimit të grupit armiqësor të kulturës, i cili përfaqësohej nga Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami, i erdhi radha goditjes së grupit të ushtrisë, ndërsa pak më mbrapa u godit grupi i ekonomisë, që përfaqësohej nga Abdyl Këllezi dhe Koço Theodhosi. Po kush ishte Koço Theodhosi në të vërtetë dhe cila ishte historia e jetës së tij. Për këtë flet i biri i tij, Arben Theodhosi, i cili tashmë radhitet ndër piktorët më të preferuar në vend. Ai u përgjigjet pyetjeve të tilla si:
* - Kush ishte në të vërtetë jeta e Koço Theodhosit dhe e familjes së tij, në "Bllokun" e famshëm të udhëheqjes.
* - Si përcillej nga fëmijët e "Bllokut", ndërsa filloi lufta e pamëshirshme me baballarët e tyre duke shpallur njëri-tjetrin armik.
* - Goditjet e para që u bënë mbi grupin e kulturës e të ushtrisë dhe peripecitë fëmijëve të tyre për t'u ndarë përfundimisht me moshatarët me të cilët ishin rritur.
* - Kur filloi goditja ndaj njeriut të fuqishëm deri në atë kohë, Koço Theodhosit dhe si u shkarkua nga të gjitha funksionet në një kohë rekord?
* - Largimi nga "Blloku" dhe internimi i tij në minierën e bakrit në Kurbnesh.
Këto dhe të tjera pyetje të kësaj natyre do t'i lexoni pikërisht në pjesën e parë të intervistës së mëposhtme të të birit të Koço Theodhosit.

Përshëndetje zoti Arben dhe mirëserdhët në rubrikën tonë, duke u vënë kështu në dispozicion publikut të gjerë për të zbardhur disa detaje mbi jetën e babait tuaj, i cili është një figurë e spikatur në historinë e Shqipërisë së djeshme, gjë që përbën interes të veçantë jo vetëm për neve, por kryesisht për historinë, për publikun e gjerë, për vetë pozicionet zyrtare që ka pasur, prej të cilave do të thosha u bë edhe viktimë. Së pari, për të ndërtuar rrjedhshmërinë e këtij bashkëbisedimi do ta filloja pikërisht me pyetjen se kush është pikërisht Koço Theodhosi, i cili arriti deri në krye të hierarkisë së shtetit të djeshëm prej të cilit u bë dhe viktimë. Pra, për të qenë edhe më i qartë do të doja t'ia nisnim me të kaluarën e hershme të tij. Cila është ajo?
Së pari, faleminderit për ftesën dhe do mundohem t'ju tregoj sa më mirë aq sa di. E para, duhet të sqaroj një gjë. Fakti që jam i biri i Koço Theodhosit, në disa aspekte mendoj se nuk do të thotë që disa ose shumë nga ngjarjet e tij ti di unë më mirë. Kjo ndodh sepse përgjithësisht e gjykojnë si edhe historianët më të mirë që nuk është e thënë të jenë të njohur. E dyta, Koço kishte një diçka të veçantë që hesapet e tij të politikës dhe shtetit nuk i ndante me fëmijët e tij. Dhe e treta, unë nuk është se kam qenë shumë i interesuar për këto gjëra.
Megjithatë, ju jeni pikërisht njeriu apo dëshmitari më okular, që dini shumë rreth tij apo jo?
Pikërisht këtu do të dilja. Duke qenë se di mjaft gjëra për arsye se kam jetuar 22 vjet në kontakt me babanë derisa ndodhi ndëshkimi i tyre, do mundohem të jap me saktësi gjërat që di.
E fillojmë më origjinën e tij?
Si prejardhje, ai ka lindur në Korçë në një familje relativisht në gjendje të mirë. I ati ka qenë epitrop në kishën e Shën Gjergjit në Korçë, ndërsa e ëma ka qenë nga familja e pasur e Turtujve. Besoj ke dëgjuar diçka dhe për dajën e Koços që ka qënë Thoma Turtulli, i cili është personi që ka bërë filantropitë e njohura në Korçë siç ka qënë liceu, spitali Korçës etj. Duke qenë se vinte nga një familje e tillë, pasi bëri dy vite në liceun e Korçës, ai u dërgua në Francë.
Është njohur në atë kohë me Enver Hoxhën?
Në Francë po.
Në liceun e Korçës?
Nuk e kam idenë për këtë, sepse s'kam informim, por di që të dy së bashku me Enver Hoxhën kanë qenë studentë në Francë. Për të shkuar në Francë rekomanduan vetë pedagogët e liceut të Korçës, ku kreu dy vitet e para, për faktin se kishte prirje për shkollë. Ndërkohë ato studime i vijoi dhe ne Belgjikë.
Të lutem t'i saktësojmë pak, se ka shumë rëndësi për faktin se është përfolur shumë këto vite të analizës së situatës së Shqipërisë komuniste, ku së shumti është thënë që ishte kontigjenti në krye të shtetit komunist të atëhershëm që ishin me origjinë intelektuale këta që u goditën, prandaj zoti Theodhoi, jam shumë i interesuar të di CV-në arsimore të tij. Pra, theksuat se fillimisht para se të shkonte në Francë, ka vijuar në Belgjikë?
Po, në Belgjikë ka qenë për studime në një shkollë për industrinë e lëkurës. Pikërisht aty e rekomanduan të shkonte në Francë për të vazhduar studimet e mëtejshme për kimi. Në këtë mënyrë, nga Belgjika shkon në Francë, me saktë në Lion, ku u regjistrua për kimi.
Këtu ka qenë njohur me Enver Hoxhën, të cilin ma keni theksuar në fillim të kësaj interviste?
Po, po. Në këtë periudhë ai është njohur shumë me Enver Hoxhën, por dhe me personalitete si Gogo e Kozma Nushin apo shkrimtarin e ardhshëm Petro Marko.
Nga bisedat që keni bërë me të, se ju keni qenë adoleshent, a kujtoni emra të tjerë?
Edhe mundet që dikur të kem dëgjuar diçka, por nuk i mbaj mend. Për aq sa di unë, kur është kthyer nga Franca… .
Të lutem, me Enver Hoxhën ai është njohur në Francë?
Po kështu flitet, unë vetë nga ai nuk e kam dëgjuar. Nga të tjerët di që janë njohur, po kryesisht ka qenë i njohur me Gogo Nushin.
Qartë. Në Francë thatë se vijonte studimet për kimi?
Aty ka studiuar për kimi në Universitetin e Lionit dhe me sa mbaj mend, diploma ka qenë ekselent, që do të thotë se ishte vlerësuar "shkëlqyer".
Pas kësaj, duke pasur një kualifikim të tillë arsimor kthehet në Shqipëri?
Pastaj kanë ardhur këtu si studentë të ngarkuar me ato idealet atdhetare të asaj periudhe, ku në Shqipëri sundonte politika fashiste.
Kush është veprimtaria e tij që ju keni mësuar të ketë pasur në periudhën e luftës?
Di që në atë kohë ka qenë në ushtri në jug, madje për këtë kohë, dikur nga Naxhije Dumi kam lexuar në lidhje me menaxhimet e lekëve të grekëve me një ndershmëri… etj.
Pse, çfarë ka deklaruar Naxhije Dumi?
Në një intervistë të dhënë dikur në një të përditshme shqiptare, ajo teksa fliste për veprimtarinë e saj gjatë luftës, ndër të tjera ka deklaruar:
"Grekët vërtetë dërgonin tek ne në Korçë paratë, që i administronte me ndershmëri proverbiale Koço Theodhosi - (i cilësuar në gjyq si opozitar i partisë që gjatë luftës) - por materialet me shumë vështirësi i siguronim dhe i nisnim ne për në destinacion"
Në Belgjikë dhe në Francë, shkollën e mbaroi para lufte?
Ai është kthyer në vitin '41, kështu që i bie të jetë në kulmin e luftës.
Pas lufte e shohim të preferuar apo të piketuar për ta pasur kuadër eficient, që ka shkuar siç më keni thënë, në detyrën e lartë për ekonominë e kohës "komisar i jashtëzakonshëm", apo si quhej?
Ata quheshin komisar të qeverisë demokratike në sektorë të ndryshëm dhe ky ishte në Kuçovë për arsye të naftës, meqë ishte inxhinier i kimisë.
Me naftën s'kishte lidhje arsimi i tij, apo jo?
Por mesa duket, meqë nuk ishin të shumtë inxhinierët...
Në '44 shkon në…?
Në Kuçovë dhe nuk e di sa ka ndenjur, por besoj 1 vit. Pastaj ka filluar në Ministrinë e Punëve Botërore, ku ministër ka qenë Spiro Koleka.
Më vonë, diçka në '47 ose '49, ka shkuar një vit në Moskë si përfaqësues i Këshillit të Lartë Ekonomik, që quhej KNER. Ishte një lloj përfaqësuesi ekonomik.
Mbas saj?
Mbas asaj vazhdon karriera në Kryeministri, ku ka qenë president i Komisionit të Planit të Shtetit, atëherë zëvendëskryeministër dhe 10-vjetshin e fundit ka qenë ministër i Industrisë, që dihet që ka qenë periudha e miqësisë të shumënjohur me Abdyl Këllezin, ku për hir të së vërtetës ata kanë qenë dy personalitete që mund t'i quajmë më tepër të lapsit ose teknicienë të Byrosë Politike se sa politikanë, madje ishin personalitete shumë të dëgjuar, sepse i thonë 30 vjet karrierë.
Në ç'vite shkoi zëvendëskryeministër?
Nuk e mbaj mend shumë saktësisht, por pak a shumë diçka aty rreth '58-ës apo '60.
Po anëtar i Byrosë Politike?
Që kur kam qenë i vogël e mbaj mend që ishte kandidat i Byrosë Politike. Ishte një kohë kandidatë u bënë Kadri Hazbiu, Pilo Peristeri. Pra, në këtë kohë kandidat i Byrosë Politike u bë dhe Koço Theodhosi. Më vonë nuk e di saktësisht se në cilin kongres, por unë e kam fiksuar se ka qenë kongresi i V më duket, ky dhe Kadri Hazbiu u shkëputën dhe u bënë anëtarë të Byrosë Politike. Këta ishin pak a shumë një ekip që ishin simpatik, që karakterizohej nga tipa të humorit dhe të satirës.
Pra, në Byro Politike ju thoni që ishte një 13-she …?
Kjo ishte një periudhë që ata quheshin njerëzit e ish-"Bllokut", për faktin e lagjes ku banonim.
Juve mbani mend nga jeta tuaj në "Bllok" apo keni shkuar më mbrapa?
Që nga fëmijëria kur kam njohur veten dhe deri në moshën 22-vjeçare kam qenë aty.
Më shumë për kuriozitet, mund të thoni se në çfarë vile keni banuar saktësisht në "Bllok"?
Aty janë ndërruar dy ose tri shtëpi. Kështu, në fillim kemi qenë komshi me Beqir Ballukun e Sadik Bekteshin. Aty ishte një zonë pak a shumë e ngushtë, por di që ndërroheshin vendbanimet.
Ju keni qenë fillimisht tek e njëjta shtëpi nuk keni lëvizur? Me kë keni qenë komshi ju?
Në fillim kemi pasur një banesë komshi me Sadik Bekteshin, pastaj kemi shkuar komshi me Gogo Nushin ku saktësisht i bie të jetë mbrapa godinës së ish- Komitetit Qendror dhe mbas asaj kur unë kam qenë diku aty te 14 vjeç, kemi shkuar te vila komshi me atë të Ramiz Alisë, Hysni Kapos dhe Enver Hoxhës, ku kam ndenjur deri në moshën 22-vjeçare. Këto vila janë ndërruar sigurisht në periudha të ndryshme të jetës.
Personaliteti i një prindi, i një intelektuali, i një figure prezantohet edhe në marrëdhënie me fëmijët, me shokët, me vartësit. Dua të di marrëdhënien tuaj me babain tuaj.
Mua më ka bërë përshtypje periudha e studentit në lidhje me babanë. Unë atëherë nuk para e vlerësoja, por di që e kam vlerësuar më vonë. Ishte goxha liberal në lidhje me sjelljet në raport me edukimin ose me ngjarjet që ndodhnin. Shpesh merrte sinjale nga gjimnazi ose akademia ku isha unë, të tilla si: "Jo ka filluar duhanin, jo ka veshur këtë xhaketë, flokët i ka kështu e ashtu, shoqërohet me këtë apo atë person… etj., etj. Përgjithësisht nuk më thonte me ashpërsi apo të revoltohej.
Merrte informacion?
I jepnin informacion. Dhe ai duke vlerësuar personalitetin tim, më linte në dorë të edukimit normal dhe jo mes rrugës së frikës. Unë kisha shokë të tjerë aty brenda "Bllokut" që familjarët e tyre ishin të ashpër.
Për këtë e keni vlerësuar më vonë?
Prandaj siç u thashë, e kam vlerësuar shumë më vonë. Ai ishte tepër liberal.
Keni pasur ndonjë rast të mbani mend për ashpërsi të tët eti në lidhje me atë periudhë të adoleshencës suaj studentore?
Në ndonjë rast u bë një çikë problem. Ka qenë një ditë që në shtëpi hynë disa pedagogë të mitë dhe panë piktura me tendenca jashtë normave zyrtare që kërkohej atëherë.
Dhe ju ka kritikuar yt atë?
Vetëm më ka thënë "ki kujdes". Vetëm kaq. Ishin tendencat që sidomos aty nga viti '74 filluan të kritikohen më tepër. Kjo ishte arsyeja që dy nga pedagogët kërkuan të vinin dhe të shihnin se ç'bëhej në studion time. Unë u mundova të fshihja disa gjëra po sigurisht nuk do ia dilja dot.
Jemi në '74, pak kohë pas këtij veprimi kemi goditjen. Mendoni se mos ka qenë ardhja e pedagogëve një veprim i stisur? Se është një guxim të shkojë pedagogu i fëmijës te shtëpia e anëtarit të Byrosë Politike, aq më shumë duke qenë dhe një pedagog i thjeshtë. Ndërkohë që merr guximin të shkojë dhe në studion e pikturës ku siç më keni thënë, ishte në kënd të oborrit dhe të shikojë pikturat e të birit të tij, mund të më shkojë mëndja që njerëzit e Sigurimit po ushtronin një survejim?
Këto gjëra nuk përjashtohen.
Ku ju erdhën pedagogët?
Në këtë banesën e fundit.
Jua përmenda edhe në pyetjen e mëparshme, që me sa di unë, keni pasur një kthinë të veçantë në oborr të adaptuar si studio ku ju merreshit me pikturë?
Ata e dinin një gjë të tillë, se nuk ishin gjëra që nuk merreshin vesh, por çështja është a mund të kishin lidhje këto dy ngjarje me ardhjen e pedagogëve, me akuzimin një vit më pas, që ndodhën akuzat e tjera, këtu nuk di se çfatë t'ju them. Fakti që ata erdhën ishte shumë normal, sepse ishte në kuadrin e edukimit, se nuk kishin si ta bënin më parë, viti dytë ishte në akademi. Ata mendonin që duhej edukuar ky njeri dhe donin një kontakt me prindërit.
Thatë që ju hynë në studio?
Ata u pritën nga prindërit për të parë se ç'bëhej në studio. Kjo ishte një ngjarje me pak incidente. Aty unë kisha lënë një shokun tim të quajtur Bujar Luca, që ta rregullonte, të fshihte ato që s'duheshin parë se kush rrinte dëgjonte kritikat e tyre dhe ky bëri aq sa mundi dhe kështu normalisht nuk u kënaqën në atë vizitë, por dhanë edhe këshilla të tilla që "keni kujdes", etj… Por ajo që vlerësova te tim atë ishte qetësia dhe mënyra si më dha këshillën, duke më lënë të kuptoja që të bëja kujdes se bëhesha problem, se sa duhej të isha kështu e ashtu, gjë për të cilën jua thashë, ia kishte lënë edukimit tim normal.
(Vijon nesër)

KUSH ËSHTË KOÇO THEODHOSI

Koço Theodhosi ka lindur në vitin 1913, në Korçë. Po në qytetin e tij kreu liceun francez, gjatë të cilit ra nën ndikimin e ideve komuniste të grupit të krijuar në atë kohë në qytet. Pas kësaj ka kryer studimet e larta universitare në Liezh të Belgjikës dhe në Lion të Francës, në degën e kimisë, ku është vlerësuar me medaljen e artë. Gjatë qëndrimit në Francë mori pjesë në grupin e studentëve dhe punëtorëve antifashistë që aderonin në radhët e Partisë Komuniste franceze. Në vitin 1936 ndihmoi me strehim, ushqim dhe për kalimin e kufirit franko-spanjoll të gjithë antifashistët shqiptarë, të cilët shkuan si vullnetarë në luftën e Spanjës. Në vitin 1939 Koço Theodhosi ishte në grupin organizator të studentëve shqiptarë të mbledhur në Grenoblë, të cilët protestuan kundër agresionit fashist të Shqipërisë. Ata nënshkruan gjithashtu telegramet që iu drejtuan kryeministrit anglez Chamberlen dhe atij francez Daladie, të cilëve u kërkohej të ndërhynin për pavarësinë e Shqipërisë. Pas kthimit në atdhe në vitin 1940, Koço Theodhosi u angazhua fuqishëm në lëvizjen komuniste që po lindte në atë kohë. Ai është një nga 200 komunistët e parë që nisën aktivitetin për çlirimin e Shqipërisë. Në vitin 1942 zgjidhet anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të qytetit të Korçës. Në maj të vitit 1944 merr pjesë si delegat i Korçës në punimet e Kongresit të famshëm të Përmetit.

Pas luftës:
Koço Theodhosi ka kryer detyra të rëndësishme shoqërore dhe shtetërore, që e bënë atë shumë të famshëm. Kështu:
Më 9 nëntor të vitit 1944, me vendimin nr. 1 të Qeverisë shqiptare, ai emërohet komisar i jashtëzakonshëm i naftës në zonën e Kuçovës, detyrë të cilën e kreu deri në vitin 1947.
* Në vitin 1947 emërohet zv.ministër i Punëve Botore.
* Në vitin 1949 emërohet zv.kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit me kryetar Nako Spirun.
" Në vitin 1949 merr pjesë në delegacionin e Qeverisë shqiptare të kryesuar nga Enver Hoxha që shkoi në Moskë, i ngarkuar me detyrën e përfaqësuesit të Qeverisë shqiptare në Këshillin e Ndihmës Ekonomike Reciproke, ku qëndroi aty për këtë detyrë deri në vitin 1950.
" Më pas bëhet anëtar i kabinetit qeveritar dhe kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit dhe më pas vijon në këto detyra:
" Kandidat i Komitetit Qendror të PPSH-së
" Anëtar i KQ të PPSH-së
" Anëtar i Byrosë Politike të KQ të PPSH-së
" Zëvendëskryeministër
" Ministër i Industrisë së Rëndë dhe të Minierave
" Deputet i Kuvendit Popullor në të gjitha legjislaturat
deri në 1975-ën
" Në vitin 1975 shkarkohet nga të gjitha funksionet shtetërore dhe shoqërore dhe internohet familjarisht
" Më 17 maj të vitit 1977 dënohet nga Gjykata e Lartë e atëhershme me "dënim me vdekje".
" Po në vitin 1977 ekzekutohet vendimi i marrë nga gjykata dhe Koço Theodhosi pushkatohet.
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Vlonjati 02, Vlore mė 27-08-2013 nė 16:30
Nuk quhej Ministri e Puneve Boterore(sa per te qeshur), por e Puneve Botore...
       Shqiperia
18 Shtator 2014
Elbasan, Këshilli Bashkiak shpall emergjencën mjedisore
Këshilli Bashkiak i qytetit të Elbasanit ka shpallur emergjencën mjedisore. Vendimi erdhi pas kërkesës së bërë lidhur me këtë problem nga kryetari i bashkisë. Këshilltarët kërkojnë që të zgjidhet problemi i mjedisit. çështja është votuar edhe nga këshilltarët e djathtë (ne perditesim)
KOMENTO
       Kosova
18 Shtator 2014
Jahjaga takime me liderët e subjekteve politike
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, takon liderët e subjekteve politike parlamentare, pas vazhdimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit, ku nuk u arrit zgjedhja e kryeparlamentarit.
KOMENTO
       Rajoni
17 Shtator 2014
Greqi, Athanasiu letër Lagarde: Na jep detaje për kërcënimet që ke marrë
Ministri grek i drejtësisë, Haralambos Athanasiu, me një letër drejtuar drejtoreshës së përgjithshme të FMN, Christine Lagarde, kërkon më shumë informacione lidhur me referimet e saj, gjatë një interviste për gazetën “Financial Times”
KOMENTO (7)
       Bota
18 Shtator 2014
SHBA, ekzekutohet me vdekje një grua, vrau me tortura një fëmijë 9 vjec
Një grua është ekzekutuar me vdekje sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi u shpall fajtore për torturimin cnjerëzor dhe deri vrasjen e një fëmijë 9 vjec
KOMENTO
       Sport
18 Shtator 2014
Mourinho: Costas i duhet një javë pushim pas ndeshjeve
Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho thotë se Diego Costa nuk ka kapacitet të luajë dy ndeshje në tre ditë, duke u mbështetur në gjendjen e tij fizike, pas barazimit prej 1-1 me Schalken.
KOMENTO
       Kulture
18 Shtator 2014
I jepet lamtumira e fundit gazetarit Kiço Fotiadhi
Gazetarit të njohur Kiço Fotiadhi, që u nda nga jeta pasditen e djeshme në moshën 74 vjeçare, iu dha sot lamtumira e fundit nga të afërm, miq e kolegë.
KOMENTO
       Metropol
18 Shtator 2014
Fansat komente negative për nënën, reagon Soni Malaj
Jo të gjitha këngëtaret zgjedhin të postojnë foto me njerëzit e dashur, dhe Soni duhet përgëzuar në këtë drejtim. Ka nga ato që vdesin të ekspozojnë trupin e të tjera gjëra nëpër rrjetet sociale, por ja që edhe Soni është paragjykuar
KOMENTO (2)
       Teknologji
18 Shtator 2014
iPhone 6 renditet e 17-ta për sa i përket performancës së harduerit
Duke qenë se iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus janë telefonat më të fundit inteligjentë nga Apple, pritej që kompania të përfshinte harduerin më të fundit dhe më të mirë në pajisjet e saj të reja. Me zbulimin e këtyre telefonave inteligjentë, shumë njerëz i ironizuan ata për veçoritë e “vjetra”, si procesori me dy bërthama, 1GB RAM etj
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Sot 70 vjet nga ēlirimi i Gjirokastrės, nė parakalim dhe foto e Enver Hoxhės
 
 
BALKANWEB.TV
Basha: Vlora e Ramės dhe Koēos nė gjendje alarmante, Parlamenti i asgjėsuar
 
 
BALKANWEB.TV
PD, Bode: Buxheti shtesė, mashtrim shtesė i Edi Ramės
 
 
BALKANWEB.TV
Gjiknuri: Ēmimi i energjisė, do ketė surpriza. S'i kemi paguar HEC-et e vegjėl, sektori nė krizė
 
 
BALKANWEB.TV
Rama: Terrorizmi kėrcėnim pėr botėn e Ballkanin, Shqipėria pėrkrah BE e SHBA
 
 
BALKANWEB.TV
Dėshton zgjedhja e kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės
 
 
BALKANWEB.TV
Surprizė, mbrapa dritares njė fole me bletė gjigande
 
 
BALKANWEB.TV
Akuzat e Berishės, i ati Brisida Shehajt: Jam ushtar i vogėl i mbretėrisė
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Rama fyen shqiptarėt, i quan tė padenjė
 
 
BALKANWEB.TV
Bare: Basha po jep leje ndėrtimi kundėr ligjit
 
 
BALKANWEB.TV
Bota nė njė minutė, fotot top te ditės
 
 
BALKANWEB.TV
Moti per sot 17 shtator
 
 
BALKANWEB.TV
Struktura paralele/PD mbledh komision Ekonomie: Rama tendera klientėve, ta hetojmė
 
 
BALKANWEB.TV
Vizita e Papa Franceskut nė Tiranė, KMSH: I mirėpritur nga tė gjithė shqiptarėt
 
 
BALKANWEB.TV
ISIS provokon Obamėn: Lufta sapo ka filluar
 
 
 
 
FOTOGALERI
Sot 70 vjet nga ēlirimi i Gjirokastrės, nė parakalim dhe foto e Enver Hoxhės
 
 
FOTOGALERI
11 imamėt e arrestuar dje, dalin para Gjykatės
 
 
FOTOGALERI
Leonard Cohen, albumi i ri ’Popular Problems’, pėr 80 vjetor
 
 
FOTOGALERI
Marco Mengoni, zhvishet ne Formentera
 
 
FOTOGALERI
Dekolteja qė nxeh Bollywoodin dhe ylli indinjohet
 
 
FOTOGALERI
Lady Gaga, show nė aeroportin e Athinės
 
 
FOTOGALERI
Jennifer Lawrence, sėrish dėshmitare e Dior
 
 
FOTOGALERI
Java e modės nė Milano, ja eventi pėrmes fotografive
 
 
FOTOGALERI
Jeniffer Lopez, njė anakondė blu nė Brooklyn
 
 
FOTOGALERI
Pornostari:Me De Niron seksi mė i mire qe kam pasur ne jete
 
 
FOTOGALERI
Kate dhe Charlotte nė Milano
 
 
FOTOGALERI
Eva Longoria, ish shtėpiakja e dėshperuar bėhet njė sirenė seksi
 
 
FOTOGALERI
Elisabetta Gregoraci, mbyll verėn me vithet nė ajėr
 
 
FOTOGALERI
Pushimi i ekuilibristėve, tė varur mes Alpeve
 
 
FOTOGALERI
Harry, 30 vitet e njė princi
 
 
FOTOGALERI
Ndahet nga jeta nė moshėn 74- vjeēare Kiēo Fotiadhi, spikeri i parė nė RTSH
 
 
FOTOGALERI
SHBA, te gjithe te ēmendur pas Bang Bang
 
 
FOTOGALERI
Melissa Satta, parukjere dhe festa milaneze