BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Dossier
17 Korrik 2013 - 15:29 | LAJME
TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera
 
Habib Muho: Në natën e 24 korrikut '51, avioni amerikan hodhi mbi fshat kunatin tim diversant
Nga: FATOS VELIU
Habib Muho: Në natën e 24 korrikut (Vijon nga numri i kaluar)
Pra, thamë zoti Muho që ndërsa u kthyet nga hekurudha e Elbasanit, ku kishit shkuar si vullnetarë me shpresën se mund të arrinit të shkonit te motra e vendosur në Kamëz Kodër, ju u befasuat kur gjetët fëmijët e motrës duke qarë.
Pra, në atë kohë motra tuaj, pra e shoqja e Fidaiut, Velika, tashmë vazhdonte të ishte akoma në internim?
Po, po Velika ishte në internim dhe aty vazhdoi edhe dy vjetët në vazhdim deri në korrikun e 1951-shit kur Fidaiu u hodh diversant nga avioni amerikan, ku i detyruar dhe për të mos bërë krime, zgjodhi më mirë t'i jepte fund vetes së vet.
Unë ju thashë nga numri i djeshëm se gjatë atij viti të 1949-ës kur, Velika, me dy fëmijët e saj të vegjël, me Zimilen 4 vjeçe dhe Rushanin që ishte vetëm 2 vjeç, e shoqëruar dhe nga vjehrra e saj Mecovitja që ishte me të bijën, Menekshenë 6 vjeçe rrinin të izoluara në godinat e rrënuara të Dakëve në Kodër-Kamëz, ku më mbrapa u vendos Instituti i Lartë Bujqësor, unë shkova vullnetar në hekurudhën e Elbasanit. Më kishte marrë malli për motrën dhe nuk duroja dot pa e parë, ndaj dhe këmbëngula të ikja i mitur si vullnetar për të gjetur mundësi për të mbërritur në Tiranë, ku ishte njeriu im i dhembshur. Por nuk munda dhe pas tre muajsh u riktheva nga hekurudha, ku të shpjegova se u befasova që gjeta fëmijët e Velikës. Në këtë kohë mësova se e kishin kthyer nga internimi dhe të ëmën e Fidos, Mecoviten që ishte bashkë me vajzën e mitur, Menekshenë.
Dhe pse ishte bërë ky veprim?
Ia hoqën fëmijët e vegjël si dhe njerëzit e afërt që i thoshin fjalë ngushëlluese njëra-tjetrës dhe Velikën e lanë vetëm fare në vend të huaj. Këtë ta them për faktin se në atë kohë të ikje nga fshatrat e Delvinës, siç ishte Fushvërria ku rrinim ne në atë kohë dhe të përfundoje vajzë vetëm në Kamëz ishte largësi e madhe aq më shumë që ishe e internuar.
Që të dal te pyetja tuaj, të cilën jua shpjegova dhe dje, me sa mendoj unë, kjo ka pasur të bëjë me torturën që ushtronin ndaj të shoqes dhe foshnjave të Fidaiut, duke i ndarë nga njëri-tjetri.
Kjo siç u mësua dhe rezultoi me ngjarjet e ndodhura më mbrapa, ka pasur të bëjë me faktin se Sigurimi ka qenë absolutisht në dijeni të përgatitjes së tij në shkollat e instruktimit për ta hedhur si diversant politik për përgatitjen e kushteve në zonën e tij në interes të përmbysjes së pushtetit komunist. Pra, në këtë informacion që ka pasur Sigurimi, ka menduar të bënte presion mbi familjen e tij për ta tërhequr nga aktiviteti politik antikomunist që kishte nisur në Perëndim.
Ju pyeta edhe dje në një farë mënyre zoti Habib, ju mendoni se vetë Fidaiu e ka mësuar atë që ndodhte në Shqipëri me familjen e tij, si me të shoqen dhe foshnjat, ashtu dhe me të ëmën, me motrat dhe vëllain e tij Batinin?
Me sa duket, ai mësonte se çfarë ndodhte me familjen, se Sigurimi ma merr mendja nuk mund të vepronte në erë, nëse nuk e dinte këtë fakt. Por ne nuk mësuam gjë se çfarë kishte marrë vesh, se nuk u takuam ndonjëherë, pasi edhe kur u hodh me parashutë, ai vendosi të vetëvritet të nesërmen për të mos bërë asnjë lloj krimi mbi njerëzit e vet që e kishin rrethuar. Jua kam thënë në fillim të kësaj interviste që me sa duket në ato çaste ai ka menduar atë thënien profetike "O zot mëshiroi këta njerëz se nuk dinë se çfarë bëjnë".
Pse e thoni këtë?
Sepse të vendosësh të vrasësh veten për shkak të rrethimit që të kanë bërë forcat vullnetare, siç quheshin atëherë njerëzit e terrenit të përbërë së shumti nga bashkëfshatarët e tij, aq më shumë që ishin dhe të afërt dhe sulmohej pa mëshirë për të të rrethuar dhe kapur apo vrarë, nuk është veprim i pakët. Aq më tepër kur vendos të flijosh veten pa bërë as më të voglin lëndim ndaj atyre që kishte përballë, që mund t'i kishte korrur të gjithë.
Ju e shikonit se ishit me njerëzit që e rrethuan?
Po, po e pash kur doli nga kaçubja te vendi i quajtur Ledhi i Kalasës, afër fshatit Kalasë të asaj zone. Na përshëndeti me përzemërsi dhe pamë që na kishte në pëllëmbë të dorës, por në atë çast e gjuajtën në kockë dhe pati shumë dhimbje. Pas kësaj ai hyri sërish në strehimin e vet dhe i dha fund jetës, siç dhe e di tashmë shumë mirë, duke vendosur tytën e automatikut në gushë me drejtim nga koka. Këto veprime mendoj se janë të tilla që duhet të ndihet krenar çdo i afërt i Fidaiut e aq më shumë fëmijët dhe nipat e mbesat e tij.
Le të ndalemi saktësisht te momenti i zbarkimit, për të trajtuar situatën për të cilën po më flisni.
Pra, pas dy vjetësh si të shoqes i hoqën fëmijët dhe e lanë vetëm në internim, Fidaiu hidhet me parashutë në njësi ose grup diversionist?
Hidhen me parashutë 4 veta. Ka qenë mesnatë, aty afër orës 12 më duket, nuk e kam saktësisht parasysh si orar kur është ndjerë një zhurmë avioni. Kjo zhurmë e mbytur bëri përshtypje se nuk para dëgjonim shumë zhurma në atë kohë. Ne vetëm të pasnesërmen do ta merrnim vesh se ai avion kishte sjellë pikërisht grupin e Fidos, të cilët u hodhën me parashutë.
Thatë që ishin katër veta që u hodhën atë natë?
Ishin katër persona. Këta nga sa u mësua më mbrapa, quheshin grupi i Gjirokastrës, ku siç ka deklaruar para gjyqit njëri prej tyre i kapur gjallë, përgjegjës i atij grupi ka qenë vetë Fidaiu.
Nga kush përbëhej ai grup? Meqenëse ke pasur kunatin, i ke fiksuar emrat e tjerë?
Po, ka qenë Fidaiu, ka qenë Muhamet Hoxha, i cili ishte saktësisht nga fisi i Enver Hoxhës, një i quajtur Kasëm Shehu, i cili ishte çam. Tjetri është zhdukur që në momentin e zbarkimit.
Ku zbarkuan saktësisht?
Këta u hodhën në zonën e Rrëzomës afër fshatit Palavli të Delvinës. Në mes të fushës u hodhën parashutat e të gjithë grupit të tyre diversionist, me të cilët ishte edhe Fidai Veliu.
Të nesërmen në mëngjes, me sa duket për efekt maskimi dhe operativiteti janë ndarë në dy grupe. Në njërin ndenji Fidaiu me këtë çamin, Kasëm Shehu më duket se ishte, dhe në tjetrin ishte grupi dysh i Muhamet Hoxhës. Por njëri u largua dhe mbeti vetëm Muhameti, i cili kur pa që Fidaiu ra në përpjekje dhe po kërkohej me ngulm nga forcat e ndjekjes, u largua për t'u rikthyer në Greqi, por që fatkeqësisht u kap në kufi.
Ai duhet ta ketë ditur që ishin të tradhtuar se pa shokun e tij që u zhduk pas zbarkimit, apo jo?
Them se po dhe ndaj këta ranë në prita. Madje dhe ai prandaj është kapur në kufi për faktin se është ditur që do rikthehej. Ishin të tradhtuar, kjo nuk diskutohet.
Fjalën e kam te shoku i zhdukur, mund të ketë qenë i Sigurimit?
Nuk të flas dot për faktin se mund të ketë qenë vërtet i tillë, por mund edhe të ketë mundur të ketë kaluar sërish kufirin për në Greqi pa u kapur. Pra, nuk e di si qëndron puna e tij.
Ku u strehua dyshja e Fidaiut?
Fidai Veliu me këtë çamin u shkëputën, u futën poshtë në shkurret e Kalasës apo "Ledhi i Kalasës", siç quhet vendi me pyll para se të hysh në fshatin Kalasë të Delvinës, që ishte jo shumë larg vendit ku ranë me parashutat.
Ku keni qenë juve në atë moment zoti Habib?
Unë kam qenë shumë afër vendit ku ranë ata. Saktësisht kam qenë bujtës si mik te shtëpia e motrës, e cila ishte e martuar në fshatin Kopaçez që ishte po në atë zonë, madje afër fushës ku ra Fidaiu.
Kanë rënë dy herë parashutat. Njëra ka qenë me plaçkat e tyre të vendosura në dy çanta të mbërthyera mirë, që çuditërisht ranë në arën tonë, në Fushëvërri.
Thua që Fidaiu e ka lëshuar me qëllim dhe me planifikim që parashuta me materiale të përfundonte në arën e vjehrrës së tij?
Ndoshta. Ju kam thënë që ne nuk mundëm të takoheshim me të dhe ai i mori në atë botë të tëra sekretet dhe informacionet. Shyqyr që paski gjetur juve në këto arkivat e Ministrisë së Brendshme dokumentin e procesverbalit të shokut të tij, Muhamet Hoxha, i kapur gjallë. Në deklaratat rrëfyese të këtij, i cili ka qenë bashkarisht me Fidaiun, mësoj saktësisht se si ka vijuar veprimtaria e tij jashtë deri në momentin e 24 korrikut, kur siç po të përshkruaj, u hodh me parashutë.
Sa larg kanë rënë parashutat me materiale nga vendi që kanë rënë këta?
Po ka qenë jo më pak se gjysmë ore. Por unë nuk e di pse nuk i morën, por i lanë t'i shikonim ne të nesërmen.
Kush i gjeti?
Këtu është koincidenca e madhe, ndaj dyshoj se Fidaiu e ka hedhur me qëllim që të binte në arën tonë, çantën me materiale, të lidhur në parashutë. Këtë e them se e para që ka shkuar në arë ka qenë nëna jonë dhe s'kish si të ndodhte ndryshe se në atë kohë njerëzit që në mëngjes rendnin për në punët e bujqësisë.
Çfarë bëri nëna tuaj pasi gjeti parashutën, se them se do jetë befasuar për faktin se nuk besoj se do t'i ishte dhënë mundësia ndonjëherë tjetër të kishte parë një parashutë të atillë të forcave amerikane, apo jo?
Ngrihet plaka ime dhe e gjen këtë çantën me plaçka dhe parashutën e madhe të rënë aty dhe ashtu siç thoni ju, mjaft e befasuar, ajo lajmëron menjëherë njerëzit e afërt të saj, duke u thënë: "More, ka ardhur balona dhe ka hedhur plaçka. Si është kjo punë? Çfarë të jenë këto vallë?
Nëna juaj besoj as që mund të mendonte se kishte ardhur pikërisht dhëndri i vet diversant?
Jo, nuk e dinte. Sa kthehem unë në mëngjes nga fshati Kopaçez, ku të thash se kisha shkuar mik te shtëpia e motrës, më thotë nëna:
- Habib mirë që erdhe se kam që në të gdhirë që të pres me padurim.
- Ç'është - i them i habitur - ç'ka ndodhur?
- Hajde - vijoi ajo me të njëjtin ankth dhe tension - se mbrëmë natën ka ardhur balona me plaçka.
Pra, i patë vetë me sytë tuaj materialet e grupit diversionist të kunatit tuaj?
E pashë, po nuk u afruam.
Po ç'bëtë?
U lajmëruan njerëzit kompetentë aty në fshat, të cilët pas njoftimeve që bënë në Degë të Brendshme, vijnë njerëz nga Sigurimi dhe ushtria. Të nesërmen e asaj dite ka ardhur oficeri Bexhet Shalari dhe na mbledh të gjithëve në fshatin Fushëvërri.
Pra, Bexhet Shalari ishte komandant në forcat ushtarake, ishte oficer. Nga kjo kuptoj që ata pra, Sigurimi i Shtetit ishte vënë në dijeni për grupin që kishte ardhur, madje besoj se ishin vënë në dijeni saktësish se ka ardhur Fidaiu me filanin e filanin, apo e kam gabim?
Ashtu është. Saktësisht ata e dinin se kishte ardhur pikërisht Fidaiu dhe me kë kishte ardhur, ndaj Bexhet Shalari, që ishte kuadër kryesor në këto strukturat speciale të Degës së Punëve të Brendshme, mblodhi tërë fshatin për mobilizim.
Ku u mblodhët?
U mblodhëm në fshatin Fushëvërri. Në hijen e disa pemëve përrallesh të atij fshati. Bexheti, që ishte bashkëfshatari ynë, i thotë popullit mes të cilit ishim dhe unë me nënën time Velidenë, që dridhej si purtekë:
- Pardje na është hedhur me parashutë armiku Fidai Veliu. Ai është bashkuar me ata që duan të rrëzojnë pushtetin tonë popullor, për të cilin kemi derdhur kaq e kaq gjak, por i ka bërë llogaritë gabim. Ne e dimë ku vepron. Këtu rrotull është, s'ka ku na shpëton. Do ta kapim dhe do ta heqim zvarrë.
Çfarë bënit ju me nënën tuaj që dëgjuat tashmë këtë fakt, duke kuptuar se edhe parashuta qenkësh e tij, aq sa mund të ishte hedhur kastile në arat tuaja?
E ç'të bënim?! Dridheshim nga ankthi dhe nga frika. Qanim edhe hallin e atij lumëziu, por qanim edhe hallin e motrës dhe vajzës sonë, Velikës, që ishte syrgjynosur në anë të dynjasë ku rrinte vetëm në internim. Si do të vente halli i saj. Ndaj unë me nënën rrinim dhe dëgjonim oratoritë e Bexhetit, që mobilizonte popullin për sulm mbi Fidaiun dhe nuk flisnim, por vetëm dridheshim nën ankthin torturues.
(Vijon nesër)

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga vathi, tirane mė 17-07-2013 nė 18:38
akoma mirreni me kete fytyre miu?
       Shqiperia
20 Prill 2014
Blerja e votave nė Korēė, Prokuroria pushon hetimin: Ēėshtja fiton nga ligji i amnistisė
Pushtohet hetimi pėr ēėshtjen e vjedhjes sė votave nė Korēė, gjatė zgjedhjeve lokale tė 3 nėntorit. Lajmi bėhet me dije zyrtarisht nga Prokuroria e Korēės
KOMENTO (7)
       Kosova
20 Prill 2014
Thaçi: Jo shpërbërjes së Parlamentit nëse nuk votohet FAK-u
Kryeministri i Kosovës, Hashim thaçi ka bërë me dije se nuk do të ketë shpërbërje të Parlamentit, nëse nuk votohen disa ligje dhe pa u formuar Gjykata Speciale e Krimeve të Luftës, FAK-u
KOMENTO
       Rajoni
20 Prill 2014
Hakerat shqiptarė sulm faqes sė universitetit “Aristoteli”, me videon e Enver Hoxhės
Faqja Zyrtare e Departamentit tė Drejtėsisė nė Universitetin Aristoteli tė Selanikut ėshtė bėrė objekt i hakersave shqiptarė
KOMENTO (3)
       Bota
20 Prill 2014
Pakistan, bie autobusi, 36 të vdekur
Dhjetëra njerëz janë vrarë pasi një autobus i udhëtarëve është përplasur me një kamion, në pjesën jugore të Pakistanit
KOMENTO
       Sport
20 Prill 2014
Skënderbeu afër titullit, Partizani afrohet me Europën
Ditën e sotme Skënderbeu ka triumfuar sërish, duke rifituar terren në krye të renditjes. Ai është +8 pikë avancë në raport me ndjekësit më të afërt, kuksianët e Starovës
KOMENTO
       Kulture
20 Prill 2014
Rock ‘n’ roll-i dhe Lufta e Ftohtë
Një ligjvënës që mbështet Kremlinin ka shkaktuar cunami të përçmimeve këtë javë në Rusi, duke pretenduar se himnet e yllit sovjetik të rokut, Viktor Tsoi, në kohën e Perestroikas, janë komponuar nga operativë të CIA-s, në përpjekje për të destabilizuar regjimin sovjetik
KOMENTO
       Metropol
20 Prill 2014
Ekspertiza: Dëshmori i parë i Luftës së Parë Botërore u vra nga shokët
Ai besohej se ishte dëshmori i parë ushtar i rënë gjatë Luftës së Parë Botërore, por kjo tezë është hedhur tashmë poshtë.
Edhe pse kanë kaluar 100 vjet pas vrasjes së John Parrit, ekspertët ushtarakë kanë pohuar se vdekja e tij ka qenë një aksident

KOMENTO
       Teknologji
20 Prill 2014
Turqia mund të "braktis" internetin
Ministri turk i transportit rrugor, detar dhe i komunikimit, Lutfi Elvan ka bërë me dije sot se Turqia mund ta braktis internetin
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Niko Peleshi uron besimtarėt nga Korca
 
 
BALKANWEB.TV
Rusi, meteori shpėrthen nė qiell, videoja e filmuar me dash kamera
 
 
BALKANWEB.TV
Njė person tenton tė futet me forcė nė Kryeministri, e ndalon Garda
 
 
BALKANWEB.TV
Besimtarėt ortodoksė dhe katolikė kremtojnė ringjalljen e Krishtit, Uron Politika
 
 
BALKANWEB.TV
EKSKLUZIVE/Rrėzohet nga trageti, pėrpjekjet pėr shpėtimin e Gentian Petės
 
 
BALKANWEB.TV
Ja si janė festuar Pashket nė rrethe
 
 
BALKANWEB.TV
Gazetarėt grekė nė shtėpinė e Kudret Kumes, nipi tatuazh emrin 'Deti'
 
 
BALKANWEB.TV
Videoja e myslimanėve qe kėrcejnė 'Happy', 600 mijė klikime nė youtube
 
 
BALKANWEB.TV
Kėrcėnohet gazetari Telnis Kuqi, i vendoset njė kokė dhie e prerė
 
 
BALKANWEB.TV
Pashka nė Korēė, birra “Korēa” shton gėzimin e festės
 
 
BALKANWEB.TV
Besimtarėt ortodoksė dhe katolikė kremtojnė ringjalljen e Krishtit
 
 
BALKANWEB.TV
Durrės, babai i dy fėmijėve hidhet nga trageti
 
 
BALKANWEB.TV
Akuzat pėr trafik droge nė ushtri, PS-LSI kėrkesė pėr Komision Hetimor
 
 
BALKANWEB.TV
Kushi: Sinjale pozitive nga BSH, ka nisur trendi pozitiv i ekonomisė
 
 
BALKANWEB.TV
Takimi me ministrin Beqaj, Ēipa: Tė ndiqet kurimi i gazetares Irena Vreto
 
 
 
 
FOTOGALERI
Tom Cruise jo mė singel, i dashuruar me Laura Prepon
 
 
FOTOGALERI
Pashkėt, Papa Francesco nė sheshin San Pietro
 
 
FOTOGALERI
Elissabeta feston 88 vjetorin, fotoja zyrtare e David Bailey
 
 
FOTOGALERI
Safari, makina merr flakė, luanėt rrethojnė makinėn
 
 
FOTOGALERI
Venezuelė, tė gjithė nudo pėr protestė, kundėr forcave qeveritare
 
 
FOTOGALERI
Sydney, Princi George me familjen nė kopshtin zoologjik
 
 
FOTOGALERI
Bota fantastike e kėrmijve, fotot spektakolare tė Vyancheslav
 
 
FOTOGALERI
F1, Cmimi i Madh i Kinės, triumfon Hamilton
 
 
FOTOGALERI
Ski dhe snowboard me bikini ja ’nudistėt’ e borės
 
 
FOTOGALERI
Korca, qyteti i Pashkės
 
 
FOTOGALERI
Avionė spiunė amerikanė? Besohet se kėta janė!
 
 
FOTOGALERI
Gazetarėt grekė nė shtėpinė e Ilia Karelit, takojnė tė afėrmit
 
 
FOTOGALERI
Gėzuar Pashkėt! Ju uron lepurushka e Playboy, shqiptarja Delfina
 
 
FOTOGALERI
Abramovich feston Pashkėt nė Izrael, merr me qira tė gjithė resortin luksoz
 
 
FOTOGALERI
Pashkėt, shumėllojshmėria e ngjyrave qė zbukurojnė vezėt
 
 
FOTOGALERI
Bleona Qereti, sėrish njė show pėr gay-t
 
 
FOTOGALERI
Ēiljeta bėhet bionde
 
 
FOTOGALERI
Melita Toniolo, bikini hot dhe njė tatuazh tė ri