BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Dossier
22 Gusht 2013 - 07:43 | LAJME
TRANSLATE
 
Kupi: 45 vajza në kampin e Tepelenës na rrëmbyen nga duart e nënave
NGA: FATOS VELIU
Kupi: 45 vajza në kampin e Tepelenës na rrëmbyen nga duart e nënaveTIRANE-Quhet Hyrie Kupi. Është pikërisht e bija e njeriut të shumënjohur të historisë komuniste dhe arkitektit të Legalitetit Shqiptar, Abaz Kupit.
Ka lindur në Krujë, më 4 janar 1934
Është e martuar me tre fëmijë.
Që nga tetori i vitit 1991 jeton në Tiranë.
Jeta e saj deri në vitin 1991, kur u rikthye në Tiranë ka njohur vetëm kalvar internimesh.
Konkretisht:
Në vitet 1939-1943, kur ishte vetëm 5 vjeçe internohet së bashku me familjen e saj në Itali nga okupacioni fashist italian, për shkak të qëndresës së të atit, më 7 prill 1939 në Durrës.
Në vitet 1949-1954 internohet familjarisht në Tepelenë për arsye politike nga regjimi komunist.
Në vitet 1949 deri në tetor 1991 internohet për arsye politike në kampet e përqendrimit nga regjimi komunist.
Në 1963 kur ishte në internim martohet me Viktor Hasan Dostin.

(Vijon nga numrat e kaluar)

Pra zonja Hyrie, nga numri i kaluar folëm së shumti se si organizohej puna në kampin e izolimit, ku ju kishin vendosur juve pinjollët e familjeve të njohura dhe njëkohësisht figurave më të larta të pushteteve të mëparshme antikomuniste. Thatë që puna juaj bazë ishte ngarkesa e druve që ju vajzat dhe gratë i zbrisnit me krahë si kafshët?
Ju shpjegova se mosha më e re dhe nënat që ishin me fëmijë të vegjël shkonin në mal për dru. Por në karvanin tonë ishin edhe burrat dhe të rinjtë, të cilët përdoreshin për të prerë drutë ndërsa ne gratë dhe vajzat do t'i transportonim. Shoqërimin na e bënin një skuadër policësh të armatosur.
Gjatë ecjes nuk kishim të drejtë të lëviznim si të na donte qejfi, por na vinin në rresht për dy dhe na drejtonin drejt rrugës në malin e Luzatit ose në rrëpirat e Progonatit, kush i di ato vende duhet ta këtë parasysh. Kur shkonim në mal, burrat caktoheshin të prisnin drutë, ndërsa ne ngarkoheshim me dru si kafshët dhe i sillnim poshtë në fushë ku arrinin makinat dhe i stivonim.
Ju tregova akoma që në darkë kur shkonim në shtëpi ishim të detyruara të merrnim gjithsecila drutë dhe t'ia çonim për t'i shkarkuar në oborrin e Degës së Punëve të Brendshme për t'u ngrohur policët e shërbimit. Gjithnjë lëvizjen edhe kur ishim të ngarkuara e bënim në rresht për dy me shpejtësinë që na diktohej dhe në çdo hap të shoqëruar nga police. Pas shkarkimit të druve në Degën e Brendshme të Tepelenës, po në rresht na çonin në barakat tona për të na dhënë një garuzhde nga ai uji i nxehtë që e quanin çaj dhe na lejonin të shtriheshim për t'u çuar sërish në apelin e orës 4 të mëngjesit. Na lejonin duke na thënë që tashmë ishim të lira që të flinim gjumë, por mendon se mund të flihej gjumë me këmbët që na ishin bërë plagë dhe me atë të ftohtë brisk që na ngrinte fare? Gjatë gjithë natës fërkonim shputat dhe thembrat e këmbëve të përgjakura, duke lotuar në heshtje nga dhimbja.
Sa veta ishit në grupin e punës?
Por duhet të kemi qenë më shumë se 200 gra dhe vajza si dhe nja 200 burra, ku të gjithë lëviznim bashkarisht në kolonë dyshe, ku nuk duhej të ngeleshim mbrapa shokut apo shoqes që kishim në krahë dhe nuk duhej të krijonim distancë nga dyshja e mëparshme.
Jam kurioz nëse bëheshin kureshtar njerëzit e zakonshëm, qoftë të zonës dhe qoftë të tjerë, kur ju shikonin në atë mbikqyrje të asaj mënyre?
Bëheshin shumë, sidomos fshatarët, por siç duket ata kishin urdhër që jo vetëm për të mos na folur me gojë, por edhe të na përbuznin.
Çfarë porosish mund t'u ishin dhënë, e kuptonit juve?
Kjo kuptohet se s'donte shumë logjikë për të mësuar situatën që krijohej rreth nesh. Thjesht u thuhej se ne ishim armiqtë më të betuar të popullit dhe baballarët tanë konsideroheshin tradhtar jo vetëm të popullit, por edhe të atdheut, të kombit etj., etj. Pas kësaj çfarë qëndrimi do të mbahej?! Kjo gjë u thuhej policëve, kjo gjë u thuhej banorëve të zonave përreth e kjo gjë i thuhej kujtdo që pyeste ashtu siç kjo gjë i thuhej brezit të ri kur i mësohej historia e shkruar nga Enver Hoxha, ku hero dhe shpëtimtar na dilte vetëm ai dhe të gjithë të tjerët ishin tradhtarë dhe pjellë të tradhtisë. Ndaj kur ndesheshim me banorë të zonës dhe me çdo kalimtar të rastit teksa ecnim duke punuar, shikoheshim me një neveri të çuditshme si ato episodet e xhunglës, ku mbreti i xhunglës ka dhënë urdhër që viktima të theret për t'u argëtuar të pranishmit që zgërdhihen nga tmerri që heq viktima që jep shpirt.
Ndërsa neve siç të thashë, veç përbuzjes dhe sfilitjes kishim edhe tmerrin tjetër që shkonim në darkë në baraka ku s'kishim bukë të hanim?
Mund t'i kthehemi paksa edhe një herë përbërjes së familjes së Abaz Kupit në kampin e Tepelenës, që ju e quani kampi i përqendrimit?
Jua kam shpjeguar që familja jonë përbëhej nga nëna ime Havaja, e cila ishte aty te 54 apo 55 vjeçe. Motra ime Bukuria, që duhet të ketë qenë 22-23 vjeçe, isha unë që në atë kohë kam qenë veç 17 vjeçe, vëllai Fatbardhi që ishte dhe ky aty te 20 vitet si dhe motra tjetër, Dudia, 15-vjeçare. Por ndërkohë në atë kamp nga njerëzit tanë kishin sjellë më parë edhe familjen e vëllait të tim eti, pra të xhaxhait tonë Shaban Kupit, e përbërë prej të shoqes, vajzës dhe dy djemve të tij. Gjithashtu në atë kamp ishte edhe djali i xhaxhit tonë, pra djali i Hamit Kupit, etj., etj.
Po ju a ishit pesë motra, nuk kishin ardhur në Tepelenë dy?
Në Tepelenë ne ishim tri motra, të cilat sapo jua përmenda. Ndërsa dy motra të miat në atë kohë ishin të martuara dhe nuk i sollën në Tepelenë. Kjo ka të bëjë me ngjarjen e dhimbshme që ju përmenda dje ku një motër teksa vinte për në Tepelenë vdiq rrugës së bashku me të shoqin prej rrëzimit të makinës së transportit.
Që i varrosën në rrugë më shpjeguat nga numri i djeshëm. Mund të më përshkruani edhe një herë, por me saktësi atë situatë të motrës suaj kur i ndodhi aksidenti?
Para kampit të Tepelenës ka qenë ndërtuar kampi i Beratit. Ishte i njëjtë si ai i Tepelenës. Aty ishte dërguar një motra ime që ishte e martuar dhe me katër fëmijë. Mirëpo në vitin 1949 kampi i Beratit u shpërbë dhe të internuarit e atjeshëm do t'i shpërndanin ku më së shumti do t'i sillnin në kampin e Tepelenës, i cili ishte ndërtuar atë vit, pra në '49-ën, madje në atë kohë që do sillnin time motër Majen, kishim pak muaj që ishim izoluar në të. Por ata nuk mbërritën asnjëherë në kamp se ndërsa arriti makina me të internuar, mësuam se ishin varrosur në rrugë pasi kishin vdekur aksidentalisht.
Menjëherë i varrosën?
Menjëherë. Sa panë që kishin vdekur, hapën gropën aty në anë të përroit të Këlcyrës ku ndodhi aksidenti, i mbuluan shpejt e shpejt dhe vazhduan rrugën. Nuk kishte ndonjë problem se vdiqën dy të internuar, aq më shumë kur flitej për të bijën e Abaz Kupit me të shoqin e saj, paçka ngelën në rrugë katër jetimë të mitur.
Mund të ma përshkruani?
Atë ditë që do t'i transportonin për në Tepelenë dërguan në Berat një kamionçinë ushtarake nga ato që kishte lënë ushtria italiane pas largimit. Në karrocerinë e saj do të hipnin më shumë se 30 të internuar që do të thotë që të rrinin fare të ngjeshur. Motra ime, Maje Petrela, ishte e martuar me Fadil Petrelën që ishte i pinjoll i familjes së njohur të Petrelasve dhe pikërisht i biri i Selamn Petrelës. Këta si të internuar të kampit të Beratit dhe që ishin caktuar për t'u transferuar në Tepelenë, zunë vend të dy në anë të karrocerisë ku ishin mbështetur te sponti anësor. Maja ishte 30 vjeçe dhe Fadili veç 33 vjeç. Me vete kishin dhe katër fëmijët e tyre. Konkretisht ime motër kishte në prehër djalin e vogël, Seitin 2-vjeçar ndërsa im kunat, Fadili kishte në prehër Halilin 4-vjeçar. Para duarve mbanin afër dhe dy fëmijët e tjerë, që ishin Bujari veç 8 vjeç dhe Ylberi 6-vjeçar.
Në s'gaboj më keni thënë se shoferi u ka thënë autoriteteve se makina që do të udhëtonte me njerëz prej Beratit në Tepelenë ishte pa frena, apo jo?
Po, po u ka thënë dhe disa herë madje, që "mos më dërgoni me këtë makinë se nuk mbajnë frenat", por askush nuk dëgjoi dhe askush nuk e vuri ujin në zjarr as në momentin që u nis makina pa frena me më shumë se 30 veta në karroceri, midis tyre dhe gra e fëmijë dhe as kur ajo u rrëzua dhe rrugës vdiqën njerëz që ishin pikërisht ime motër me të shoqin. Me sa duket ka qenë ajo që ju kam shpjeguar, që nuk kishte ndonjë problem se do të aksidentohej një makinë me të internuar të shkallës së rrezikshme për sistemin, siç konsideroheshin familjet tona. Ndaj dhe nuk u shqetësua kush.
Po kur u rrëzua makina?
Asnjë problem nuk kishte për ta. U rrëzua makina dhe ime motër me të shoqin që mbanin fëmijët në duar me sa duket kishin përqendruar tërë fizikun e vet mbi fëmijët dhe vdiqën, ndërkohë që shyqyr Zotit shpëtuan fëmijët. Vendi i aksidentit ka qenë aty afër urës së Këlcyrës.
Dhe çfarë bënë?
Asgjë. Sollën një makinë tjetër nga Përmeti dhe njerëzit i hipën në tjetrën, ndërkohë që kunatin me time motër i varrosën që në atë moment, në anë të lumit si të kishte ngordhur një qen. Këto janë makabritete dhe jo ngjarje.
Po fëmijët çfarë i bënë?
I hipën në makinë me të internuarit e tjerë. Në makinë ishte dhe vjehrra e motrës si dhe kunata e saj. Pra, i shoqi i motrës, i briri i Selman Petrelës në atë makinë ku dha jetën kishte jo vetëm të shoqen me katër fëmijët, por edhe nënën e tij 70-vjeçare si dhe të motrën 24 vjeçe. Këto pra nënë e bijë, morën fëmijët e Fadilit që ju vdiq nëpër duar në ato çaste dhe e varrosën së bashku me të shoqen para syve të tyre jo si njeri, por thjesht si diçka që nuk mund të lihej zbuluar mbi dhe."Ishin momente llahtarie kur na vinin gishtin kush do hipte në makinën që priste në oborr. Nuk e dinim ku do na çonin. Nënat vetëm ulërinin"
Pra në ato çaste nëna 70-vjeçare apo motra 24-vjeçare panë me sytë e tyre djalin apo vëllain që dha shpirt me të shoqen dhe pa as më të voglin respekt u mbulua në mënyrë të thjeshtë dhe vijoi rruga?
Absolutisht ashtu. Ishin mpirë nga këto përçudnime antinjerëzore që u bëhej. Na erdhën në Tepelenë natën dhe në vend që unë me nënën të takonim motrën, mësojmë se ajo jo vetëm kishte vdekur me të shoqin, por edhe ishte varrosur ndërkohë. Kështu që s'na ngelej tjetër veç të takonim vjehrrën dhe të kunatën e saj si dhe katër nipat e vegjël, ku më i madhi ishte 8 vjeç dhe më i vogli që ishte Seiti vetëm 2 vjeç, të cilët u izoluan që në atë moshë në internim.
Thatë se në kapanon ku ju kishin vendosur, të cilin e përshkruat në formë magazine ishit dhjetëra familje, ku në të njëjtin ambient ishit vendosur gra, vajza e burra bashkë. Ajo që doja të dija është se a kishit ndonjë ndarje qoftë dhe formale që të dallohej familja nga familja apo ishit në mënyrë të grumbulluar pa ndasi?
Ja me ndonjë çarçaf. Sa nëna me foshnja në gji dhe nuse të reja kishte në atë kamp, të cilat nuk bënin fjalë për ndarje familjare por të paktën të mundnin të mbanin gjallë fëmijët që po u vdisnin dita-ditës. Ato shkonin në mal për dru ndërkohë që s'kishin çfarë të hanin, pasi kishin vetëm 600 gramë bukë në ditë dhe ushqimi ashtu siç ju thashë, e jo të bëhej fjalë për familjarizim brenda ambientit. Të gjithë ishim vetëm numra dhe të gjithë ishim vetëm një familje që punonim të njëjtën punë dhe hanim të njëjtin ushqim dhe që kishim vetëm një hall.
Çfarë?
Të mund të jetonim sa më gjatë, se vdekjen e takonim përditë në radhët tona.
Kishte vdekje shumë?
Shumë. Shumë. Sidomos fëmijët e vegjël, të cilët vdisnin përditë, përditë. Të gjithë ato nuse të reja që erdhën me fëmijë në kamp, pas katër pesë vjetësh, kur pushoi së funksionuari si kamp, ato të gjitha ikën pa fëmijë.
Më thatë se i gjenin të varrosur kur ktheheshin nga puna?
Nuk përshkruhet ajo llahtari që përjetohej kur vinte nëna në darkë me të vetmen shpresë dhe ngushëllim që të takonte fëmijën, ndërkohë që mësonte se tashmë ai ishte nën dhe, i vdekur. Ka qenë një rast i jashtëzakonshëm kur një grua ka ardhur të takojë një fëmijë në barakë dhe e kërkonte. Kur mësoi faktin e padurueshëm nuk e përballoi dot, por pësoi krizë. S'kishin si të jetonin fëmijët kur nuk i ushqenin dot nënat.
Nuk më treguat për mënyrën e pastrimit, si e mundësonit?
Kishim bregun e lumit të Vjosës dhe ne kishim të drejtë një herë në javë me dalë te Vjosa me la rroba. Aty ishin ndërkohë edhe varrezat e fëmijëve të kampit. Mirëpo sa dilte lumi, i merrte edhe varret e fëmijëve, kështu që këto nënat në vend që të laheshin, qanin me dënesë fëmijët e lënë në atë breg lumi.
Ju lejohej të iknit në varrim?
Jo, e merrnin vetë policët, të cilët i bënin një gropë dhe e hidhnin aty.
Nga këta emrat e familjeve të mëdha, mund të më përmendni ndonjë emër që ka vdekur në Tepelenë nga uria?
Ka vdekur për shembull e shoqja e Muharrem Bajraktarit. Çfarë gruaje që ishte, si mbretëreshë.
Ju si njerëz të afërt të familjes dhe si bashkëvuajtës në atë kamp, u mblodhët t'i bënit asaj ceremoninë e varrimit?
Jo, çfarë ceremonie mund t'i bëhej! Trupin e mori policia dhe e futën në një gropë.
Martesa a mund të bëheshin në kamp. Pra, si i bënit martesat pasi duhej të funksiononte jeta tuaj njerëzore apo jo?
Në asnjë mënyrë. Nuk flitej fare për martesa dhe as kishte martesa. Ju thashë disa herë, ajo që diskutohej aty ishte mbijetesa.
Ju fliste shpesh nëna juaj për babain? Po policët jua përmendnin, qoftë dhe për ta sharë?
Jo, nuk flisnin policët, madje edhe nëna nuk fliste para tyre, por që ne e kishim brenda në shpirt emrin dhe imazhin e tij aq sa na jepte forcë dhe na ngrohte zemrën. Na jepte energji të brendshme dhe kurajo të çuditshme, saqë në emër të tij isha gati të bëja çdo sakrificë. Më ka ndodhur për shembull një rast. Po zbrisja nga mali dhe rruga ishte pingul dhe mua më rrëshqiti këmba. Rashë poshtë ku u gërvishta dhe më kapi barra e druve poshtë. Menjëherë drejt meje erdhën të gjithë shoqet e shokët, pra djem e vajza dhe më hoqën barrën për të më liruar trupin e imët që ishte mbuluar prej druve. Menjëherë u lajmërua kampi që një vajzë ka rënë nga mali. Unë nuk u vrava aq sa të mos ngrihesha në këmbë, kështu që pas pak, me pak mundim, por isha sërish në këmbë. Kur shkova në shtëpi, nana dhe motrat ishin tmerruar se nuk e dinin kush ishte por dinin që ajo që kishte rënë edhe mund të kishte vdekur, kështu që ato ishin terrorizuar për mua se isha dhe unë aty. Kur më panë nuk mbaheshin nga gëzimi që isha gjallë, ndërkohë që isha pikërisht unë ajo që kisha rënë. Si tani e kam parasysh psherëtimën e nënës që i dilte nga shpirti: "Ah moj nanë, po ti paske qenë? Se prisnin kush ishte". Pas pak shtoi sërish duke thënë: "Ah moj nanë. Nuk e kam mendu se do të shihja prapë dhe thosha po të jetë Hyrija, do jetë bërë copash".
Atëherë unë dola aty te baba, që ti ma bëre pyetje, duke i thënë nënës: "Po si na ke thënë ti moj nanë, që çfarëdo të ndodhë s'ka gjë të keqe, se për babën po vuajmë".
Pra, këtë kurajo e gjenit te babi edhe po të kalonit në pikën kritike për jetën?
Por të rrëzoheshim duhet të mendonim në moment se të kujt jemi. Vetëm në këtë çast ishim gati që për të, të bënim çfarëdo sakrifice që të ndodhte.
Me kë kishit miqësi aty në kamp?
Me të gjithë sa ishin. Shkonim shumë, shumë mirë. Aty na kishte bashkuar dhimbja dhe na kishte vëllazëruar edhe me ata që kishim qenë kundërshtarë të dikurshëm. Kështu, gjatë kohës së okupacionit kemi qenë kundërshtarë si Mustafa Krujën, por aty në internim, të renë e Mustafa Krujës, Helena Merlika e kam pas shoqen më të ngushtë që kam pas në jetën time.
Kishte grindje mes jush?
Kurrë!
Me këta të Qazim Mulletit kishit muhabet?
Po, shumë muhabet.
Çfarë thonin ata?
Ç'mund të thonin. Tepelena ka qenë vdekje, vdekje, vdekje me sy hapur. Kush ka dalë shëndosh e mirë nga kampi Tepelenës, quhej me ymër të dhuruar nga Zoti, pasi janë aq makabre gjërat sa nuk mund të thuhen….
Çfarë gjërash nuk thua?
Po ja mënyra se si vdiq një njeri dhe shoku vet e kishte përkrah dhe nuk e tregonte që t'ia merrte racionin e bukës.
Propagandë politike bënin në kamp?
Po përditë, përditë. Jo shoku Enver kështu… e jo shoku Enver ashtu… .
Ju çfarë ndjenit?
Urrejtje të tmerrshme. E besoni që unë kam ndenjur afër 40 vjet në internim dhe asnjëherë s'kam përplasur duart për Enver Hoxhën.
Po të tjerët?
Kishte të tjerë që edhe i përplasnin të shkretët se ishte pozicioni. Unë në atë moment gjeja një pozicion që vetëm duart të mos i përplasja.
Sa vazhdoi kampi i Tepelenës?
Ai u hap në vitin 1949 kur kemi shkuar edhe neve dhe ka vazhduar deri në vitin 1954-ën. Por unë kam ikur më shpejt. Ajo ishte e ç'ishte.
Pse çfarë ndodhi?
Do të bëhej një burg tjetër në Vlorë dhe do të merrnin nga neve vajzat dhe djemtë që mund të punonin si skllevër dhe do t'i shkëpusnin nga familjet për t'i marrë.
Si ju përzgjodhën?
Na rreshtuan dhe na shikonin si trup. Tamam si kafshë pune. Ku vihej gishti të thoshin dil matanë për të hipur në makinë që do të nisej për në Vlorë. Ne nuk dinim se përse na donin dhe ku do na çonin. Vetëm shikonim se kur na vihej gishti për të kaluar te grupi që do të merrej forcërisht me makinë dëgjohej klithmë nga nënat dhe të afërmit se mund të bënte vaki që nuk do të shikoheshim më.
Kështu ju caktuan dhe juve?
Më erdhi radha kur oficerët e policisë drejtuan gishtin nga unë. Isha një vajzë veç 20 vjeçe. Menjëherë më bën shenjë të kaloja te grupi i krijuar prej më shumë se 45 apo 50 vetash që do të hipnin në makinë. Sytë më kanë shkuar te nëna, që i dridhej buza dhe i çurgonin sytë pambarim se mendonte se ku do të më çonin dhe nuk do më shikonte më. Por në atë çast shikoj rreth e qark të gjitha nënat që ishin llahtarisur dhe nuk përmbanin dot veten. Ishte një situatë që nuk mund të përballohej. Të shkëputesh në ato halle që na kishin rënë njerëzit e afërt nga motrat e nënat e tyre dhe t'i marrësh për t'i përdorur si kafshë pune pa problem fare se do të vdisnin gjatë punës ishte një llahtari e papërshkruar.
Ju nuk dinit gjë, apo jo?
Hiç gjë. As pse na donin dhe as ku do na çonin. Dinim vetëm që do na merrnin, madje dhe pa ngrënë fare ndërkohë që të gjithë në kamp qanin si të na përcillnin drejt vdekjes. Pas kësaj na urdhëruan të hipnim në makinë. Qarjet e nënave ishin lemeritëse. Deri në atë moment nuk e dija që njeriu arrin të provokojë dhe të tilla lemeri, që as ujkonja nuk do të mund t'i bënte, por ja na i bënin në Tepelenë. Ndërkohë me buzën që më dridhej hipa në makinë me sytë nga nëna që po më këpuste zemrën prej panikut që përjetonte se i shkëpusnin vajzën nga duart për t'ja syrgjynosur kushedi se ku.
( Vijon nesër )
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Jani mė 22-08-2013 nė 17:15
@ berlin,
Kur me kaplon mellefi, qe nuk mund te gjeje fjale te shpreh indinjaten, une te shaj.
Sharja dhe ofendimi me i rende qe une kuptoje eshte:
KOMUNIST.
Ti je nje komunist.

Dėrguar nga Berlin, Berlin mė 22-08-2013 nė 10:33
Idiotlliqet alias intervju te ketij palo gazetari nuk paskan te mbaruar.
       Shqiperia
29 Gusht 2014
Dhunimi i 26-vjeēares, Braēe: Gjykata la tė lirė autorin. President, mbroji gratė nga gjyqtarėt e tu!
Pas denoncimit tė rastit nė Gjirokastėr ku njė grua e ve nėnė e dy fėmijėve tė mitur ishte dhunuar barbarisht nga njerėzit e burrit dhe ishte kėrcėnuar se do i merreshin fėmijėt, reagon deputeti Erion Braēe
26 vjeēarja e ve: Ja si mė dhunoi xhaxhai i burrit. Fėmijėt s’ja jap sikur tė mė vrasin-VIDEO

KOMENTO
       Kosova
29 Gusht 2014
Putin: Pavarësia e Kosovës erdhi si pasojë e vullnetit politik
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vlerësuar se procesi i njohjes së pavarësisë së Krimesë si pjesë e Rusisë do të jetë proces “i gjatë dhe i mërzitshëm”. Por, sipas tij, probleme të tilla mund të zgjidhen shumë shpejtë nëse ekziston vullneti politik, siç është rasti i Kosovës.
KOMENTO
       Rajoni
29 Gusht 2014
Gruevski: BE s’do më probleme në Ballkan
Ka qëllim të qartë tek Gjermania, por edhe tek Komisioni evropian që më tepër të ndikojnë dhe të kyçen në lehtësimin e zgjidhjes së problemeve të ndryshme me të cilat po përballen shtetet e rajonit, deklaroi kryeministri i Maqedonisë Gruevski pas Samitit Gjermani-BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Berlin
KOMENTO
       Bota
29 Gusht 2014
SHBA, sanksione të reja kundër Iranit
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione kundër 25 subjekteve dhe individëve të rinj iranianë, të cilët Uashingtoni i akuzon për një varg shkeljesh, përfshirë zgjerimin e aktiviteteve bërthamore të Iranit, shmangien e sanksioneve dhe mbështetjen e terrorizmit në rajon.
KOMENTO
       Sport
29 Gusht 2014
Kampionia e Botës, Majlinda Kelmendi mbërrin në Kosovë
Majlinda Kelmendi, kampione e botës në xhudo, ka mbërritur në Kosovës. Xhudistja pejane në Aeroportin ‘Adem Jashari’ është pritur nga Ministri i sporti Memli Krasniqi. Majlinda Kelmendi ka mbërritur në Kosovës, pasi u stolis me medaljen e artë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili u mbajttë në Rusi.


KOMENTO
       Kulture
29 Gusht 2014
Saimir Pirgu: Kontratat e Teatrit të Operës të nevojshme, por u politizuan
Nëse duhet ta përshkruash me pak fjalë, ai është i thjeshtë, i këndshëm dhe i suksesshëm. Ah, dhe gjithëherë i qeshur. Ky është Saimir Pirgu, tenori i njohur shqiptar që korr sukses në skenat e mëdha operistike botërore e mbetet sërish krejt modest
KOMENTO
       Metropol
29 Gusht 2014
Seksi, ku dallohen beqarët nga të martuarit?
Cili është ndryshimi mes dëshirave seksuale të një mashkulli beqar e një tjetri të martuar?!Nëse nuk e dini, edhe pse shpesh e keni marrë me mend, zbulojini më poshtë identitetet e tyre seksuale
KOMENTO
       Teknologji
29 Gusht 2014
Fermeri fiton pjesën e kafkës me rrjetën 3D
Një fermer kinez me një pjesë të madhe koke të humbur, ka mundësi të rifitojë pjesën e kokës me anë të një printi 3D. Burri 46 vjeçar me emrin Hu, u plagos pasi ra nga kati i tretë i shtëpisë në një provincë në Shaanxi
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
 
 
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Komisionet kuvendore rrėzojne 5 dekretet e Nishanit: Presidenti tė mos tallet
 
 
BALKANWEB.TV
Tepelenė, 26-vjecarja dhunohet nga xhaxhai i burrit, tenton t’i marrė fėmijėn
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Rama bėn kontrollor nė Rinas korrierin e parave tė pista
 
 
BALKANWEB.TV
Moti per sot 29 gusht
 
 
BALKANWEB.TV
Shteti Islamik poston videon ku i ėshtė prerė koka njė luftėtari
 
 
BALKANWEB.TV
Tronditėse, xhihadistėt u presin kokat 4 “spiunėve ”
 
 
BALKANWEB.TV
Qeshni pak! E ka lėnė takati por nuk dorėzohet
 
 
BALKANWEB.TV
Rama i 'zgjedhuri' i Merkel: Shqipėria shembull i harmonisė fetare, ndaj vjen Papa
 
 
BALKANWEB.TV
Bota ne nje minutė, fotot top te dites
 
 
BALKANWEB.TV
Atentati nė Vlorė, News 24 transmeton pamjet ekskluzive
 
 
BALKANWEB.TV
PD takim me aleatėt, Mediu pėr News24: Do kėrkojmė rikthimin nė Parlament
 
 
BALKANWEB.TV
‘Kova me akull’ ngjitur mbi kalė, nuk ėshtė ide e mirė. Ja pse!
 
 
BALKANWEB.TV
INUK pėrplasje me banorė pėr prishjen e banesės 2 katėshe
 
 
BALKANWEB.TV
Vlorė, tritol makinės nė ecje. Vdes biznesmeni, plagoset pasagjerja
 
 
BALKANWEB.TV
Kova me akull, deputetja e BDI nominon Arian Canin e Edi Ramėn
 
 
 
 
FOTOGALERI
Imazhet satelitore, trupat ruse duke luftuar nė Ukrainė
 
 
FOTOGALERI
Rekordi i ri, Berisha: Notova 153 minuta
 
 
FOTOGALERI
Propozim martese me 9999 trėndafila
 
 
FOTOGALERI
Coco Austin, forma bombastike nė Karaibe
 
 
FOTOGALERI
Si nė ėndėrr, cfarė peizazhi magjik
 
 
FOTOGALERI
SHBA, funerali i qenit polic
 
 
FOTOGALERI
Angli, roja mbretėrore bėn xheste, i famshėm nė rrjetet sociale
 
 
FOTOGALERI
Ja dhjetė yahtet mė tė kushtueshme dhe luksoze nė bote
 
 
FOTOGALERI
‘James Bond’ pėrsėritet nė realitet. Jua mban tė hidheni?
 
 
FOTOGALERI
Aida Yespica, veshje transparente dhe seksi
 
 
FOTOGALERI
Rihanna, bikini hot ne nje yaht
 
 
FOTOGALERI
Shteti Islamik poston videon ku i ėshtė prerė koka njė luftėtari
 
 
FOTOGALERI
Nga Greqia e lashtė nė 3D, ja moda e Noa
 
 
FOTOGALERI
Brad Pitt, tregon unazėn e martesės ne sheshin e xhirimit
 
 
FOTOGALERI
Keira Knightley, topless dhe superseksi per Interview
 
 
FOTOGALERI
Miley Cyrus, nudo mes kukullave prej pellushi
 
 
FOTOGALERI
Rama nė Berlin: Fotoalbumi i njė ditė historike pėr Shqipėrinė dhe Ballkanin
 
 
FOTOGALERI
Shteti Islamik ekzekuton me 300 ushtarė sirianė