BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Dossier
14 Maj 2013 - 09:19 | LAJME
TRANSLATE
 
Martiro: Pas vdekjes së Mehmetit, u arrestuam të gjithë ne hetuesit e grupit të Ballukut
Nga: FATOS VELIU
Martiro: Pas vdekjes së Mehmetit, u arrestuam të gjithë ne hetuesit e grupit të Ballukut(Vijon nga numrat e kaluar)

E ndërpremë intervistën e numrit të kaluar zoti Martiro, pikërisht pas vendosjes së Marjetës dhe Bashkim Shehut në Kryevidh të Kavajës, ku pas kësaj ju mësuat se paski qenë në përpunim të kolegëve tuaj, pasi ishit futur në listat e zeza të 'gjuetisë së shtrigave'. Si vijoi më tej kjo histori paradoksale?
Për t'jua kujtuar jo vetëm juve, por edhe lexuesit që na ndjek, saktësisht ju kam theksuar se në përfundim të përpunimit të Marjetës, sipas detyrës së marrë, së bashku me Bashkimin i vendosëm në një apartament të posaçëm në Kryevidh të Kavajës.
Pikërisht në përfundim të veprimeve, të dy ne që u morëm me këtë punë, pra unë dhe inspektori operativ, u thërritëm në Ministrinë e Mbrojtjes pikërisht në zyrën e ministrit Kadri Hazbiu, ku ishte gjithashtu edhe ministri i Punëve të Brendshme, Hekurani Isai, si dhe kreu i Sigurimit të Shtetit, Rexhep Kolli.
Ne raportuam për përfundimin e veprimeve sipas planit të miratuar dhe eprorët na përgëzuan për punën e bërë.
Por fill pas kësaj, mua më shkëputën krejtësisht nga veprimet operative dhe hetimore në drejtim të familjes së Mehmet Shehut dhe nga hetimet me Skënderin.
Po kështu u shkëput edhe Elham Gjika nga hetimi i Fiqiret Shehut.
Siç u vërtetua më vonë, ne ishim në përpunim në ndjekje, ishim vënë në listën e zezë.
Gjatë kohës që unë merresha me hetimin e Skënder Shehut dhe Elham Gjika me hetimin e Fiqiretit, shkëmbenim të dhënat që dilnin nga hetimi i këtyre të arrestuarve.
Skënderi kishte deponuar aq sa unë kam përmendur më lart, kurse Fiqireti kishte deponuar se Mehmeti kishte pasur rezerva ndaj vijës së Partisë që ndiqte Enver Hoxha, si për politikën e brendshme, ashtu edhe për atë të jashtme. Nuk ishte dakord me masat që ishin marrë në vitin 1966. Nuk ishte dakord për goditjen e kuadrove në ushtri, ekonomi e tregti. I kishte cilësuar këto masa për t'i marrë krahët atij, etj.
Pra, kemi goditjen e nisur në kuadrot e Ministrisë së Brendshme në këtë kohë?
Jua kam përmendur disa herë edhe në intervistat e kaluara dhe sërish po jua rikujtoj se, gjithçka nisi pas largimit nga kreu i Ministrisë së Brendshme të Feçorr Shehut dhe ardhjes në drejtim të saj të Hekuran Isait. Pas kësaj filloi një goditje ndaj kuadrove më të shëndoshë dhe më idealistë të asaj ministrie dhe rehabilitimi i njerëzve spekulativë, servilë, të paaftë dhe që pretendonin se kishin qenë të goditur apo të neglizhuar nga drejtuesit e mëparshëm të ministrisë. Pra, ne që na u drejtua shigjeta konsideroheshim besnikët apo njerëzit e Kadriut apo të Feçorrit.
Nga vinte Hekuran Isai në krye të asaj ministrie?
Hekurani ishte një ish-punëtor në Uzinën e Naftës në Cërrik, që u ngrit nga Enver Hoxha në postet më të larta.
Në çfarë detyrash kishte kaluar?
Kishte qenë në detyrën e Sekretarit të Parë në rrethin e Librazhdit e në atë të Peshkopisë. Më pas ai u bë anëtar i Byrosë Politike të KQ të PPSH-së dhe po ashtu ministër i Punëve të Brendshme.
Ju punuat një farë kohe në atë ministri, duke pasur ministër Hekuran Isain. Si e vlerësoni atë?
Isai ishte i gatshëm të zbatonte pa hezitim e të vinte në jetë çdo skenar të Enver Hoxhës, duke përdorur çdo mjet të kundërligjshëm.
Po në strukturat e tjera drejtuese të asaj ministrie dominante të shtetit të asaj kohe kush u vendos?
Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për anën e Sigurimit u emërua Rexhep Kolli, i cili deri në atë kohë punonte në aparatin e KQ të PPSH-së, ku drejtonte pikërisht aparatin special për të kontrolluar veprimtarinë e organeve të Punëve të Brendshme, kryesisht atë të Sigurimit të Shtetit.
Çfarë ishte ky aparat në Komitetin Qendror?
Ky ishte një sektor i rëndësishëm, e nëpërmjet tij jepeshin e kontrolloheshin direktivat e KQ të PPSH-së në këto organe. Nëpërmjet tij merreshin direktivat për goditjen e personave, kuadrove, që cilësoheshin nga udhëheqja e Partisë "armiq", "antiparti", "sabotatorë" etj.
E çfarë ishte ky Rexhep Kolli, që vjen në krye të Sigurimit famëkeq të Shtetit?
Edhe Rexhep Kolli ishte besnik për të realizuar gjithçka të udhëheqësit të lartë të PPSH-së.
Të dy këta persona si Hekurani edhe Rexhep Kolli filluan punën për të vënë në jetë planin ogurzi që kishte përgatitur Enver Hoxha për likuidimin e kuadrove më të devotshëm, siç kishte bërë edhe më parë, apo për të vërtetuar alibinë e tij për ekzistencën e një "organizate kundërrevolucionare", me në krye "poliagjentët" Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu.
E si do ta realizonin këtë skenar?
Për realizimin e këtij skenari të Hoxhës, ata krijuan dy grupe të mëdha për t'u marrë me punën operative e hetimore.
Kush i drejtonte këto?
Grupin hetimor e drejtonte vetë Hekuran Isai, i cili kishte për detyrë, që me çdo mjet, duke përdorur tortura psikike e fizike, të vërtetonte alibinë e Enver Hoxhës për ekzistencën e një "organizate të madhe kundërrevolucionare". Kokën e të gjitha grupeve të tjera armiqësore që ishin zbuluar nga Partia, domethënë nga Enver Hoxha, e që drejtohej për mëse dyzet vjet nga "poliagjenti" Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu.
Po grupi tjetër?
Grupi operativ, që drejtohej nga Rexhep Kolli, kishte për detyrë të grumbullonte materiale, të dhëna e dëshmi me çdo mënyrë, shpifje e gënjeshtra për personat e arrestuar dhe për ata që duhej të arrestoheshin sipas skenarit të parapërgatitur, e t'ia kalonte këto hetuesisë. Të përgatiste materialet për arrestimin e të tjerëve me qëllim që të zbatonin në praktikë planet e Enver Hoxhës, direktivat e tij, për spastrimin e kuadrove që ai kishte piketuar e që i quante armiq.
Dhe?
Kështu filloi "fshesa e hekurt", "gjuetia e shtrigave" kundër kuadrove në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në sektorë të tjerë.
Nisi?
Normal që do niste. Ishte planifikuar çdo gjë. Kështu, siç ju kam thënë, në darën e saj mes paskrupulltësish të panumërta do të përfundoja edhe unë.
Ku nisi gjuetia?
Por në momentin që po ju them, jemi në shkurt të vitit 1982, kur pikërisht në zyrën e tij në ministri, u arrestua vetë ish-ministri i Punëve të Brendshme, Feçorr Shehu.
Po?
Me pretekstin se kishte bërë gabime të rënda në punën e drejtorisë së Hetuesisë, u shkarkua nga detyra, vetë drejtori i kësaj drejtorie, Elham Gjika.
Pra, nisi në seri kjo goditje?
Po, po. Pas Elhamit u shkarkua nga detyra edhe drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Kadri Gojashi, kuadro këta të aftë, me eksperiencë në punën e Sigurimit.
Zbriti poshtë ministrisë?
Më tej u nxor në lirim kryetari i Degës së Pestë, Dhimitër Bonata, njeri i aftë e me shumë eksperiencë në punën e Sigurimit.
U nxor gjithashtu në lirim kryetari i Degës së Sigurimit të Ushtrisë, Çerçiz Xhelo dhe kuadro të tjerë.
U konsiderua triumf ky lloj spastrimi?
Në këtë situatë të favorshme për ta, filluan të lëviznin e të merrnin flamurin e shpëtimtarit njerëzit më negativë, servilët, të paaftët, karrieristët, ata që ishin kritikuar për gabime në punë siç ishin: Birçët, Kolët, Lakët, Krifcat, Myrdarët, Haznedarët e të tjerë, të cilët shpifën e intriguan gjithçka ndaj kuadrove të aftë e të ndershëm. Pikërisht mbi bazën e intrigave, shpifjeve, shtrembërimit të fakteve e ngjarjeve, falsifikimin e materialeve, nxjerrjen e dëshmive nga të arrestuarit, apo dhe personave të tjerë duke përdorur ndaj tyre dhunë fizike e psikike, që në atë kohë u ligjërua nga ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, filloi arrestimi i kuadrove.
Juve personalisht kur u arrestuat?
Vazhduan në vijim gjërat. Në prill të vitit 1982 më arrestuan mua, në atë kohë kryeja detyrën e kryetarit të Degës së Veçantë në Drejtorinë e Sigurimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Elham Gjikën, ish-drejtor i Drejtorisë së Hetuesisë në ministri e pak më pas Lirim Pëllumbin, ish-kryetar i Degës së Punëve të Brendshme në Durrës.
Kush u emërua drejtor i Hetuesisë pas arrestimit të Elhamit?
Drejtor i Hetuesisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme u emërua Pirro Dauti, ish-punonjës në Prokurorinë e Tiranës dhe kushëri i Kadri Hazbiut.
Kushëri i Kadri Hazbiut?
Kjo ishte politikë e njohur e Enver Hoxhës.
Ai emëroi kushëririn e Kadriut në krye të Drejtorisë së Hetuesisë në Ministrinë e Brendshme, me qëllim që ai të ishte i qetë e të kuptonte se nuk kishte gjë me të, përkundrazi të mendonte se e konsideronte si besnikun e tij.
Pra, juve kuadrot kryesorë u arrestuat?
Nga grupi i hetuesve pjesëmarrës në hetimin e grupit të ushtarakëve, të akuzuar për "puç" e "komplot" dhe atyre të ekonomisë, të akuzuar për sabotim në organizimin shtetëror dhe në ekonomi u arrestuan tre hetues.
Kush ishin përkatësisht hetuesit e ekipit të gjeneralëve?
Për t'jua rikujtuar po ju ripërmend:
Së pari u arrestua Feçorr Shehu, që nëse e mbani mend, ishte pikërisht përgjegjës i grupit të hetimit të ushtarakëve të lartë me Beqir Ballukun.
Elham Gjika dhe unë, Kristofor Martiro.
Po dy të tjerët pse nuk u arrestuan?
Në atë moment hetuesi Rustem Hodo kishte vdekur. Vetëm Piro Dauti, që siç u thash, u ngrit në përgjegjësi. Për skenar të paracaktuar, ai u emërua drejtor i Drejtorisë së Hetuesisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Pra, kemi vetëm arrestime dhe asgjë tjetër?
Në prill, maj e qershor të vitit 1982 u arrestuan
Llambi Ziçishti, ish-ministër i Ministrisë së Shëndetësisë;
Xhavit Ismailaga, që ishte berber në hotel "Dajti", i cili më mbrapa kishte qethur edhe Mehmet Shehun.
Arrestohet edhe drejtori i Drejtorisë së Dytë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Llambi Peçini, i cili kishte pasur për detyrë pikërisht sigurinë fizike të udhëheqjes më të lartë të Partisë.
Në qershor të po atij viti arrestohet Gani Kodra, i cili ishte kryetar i Degës së Sigurimit të Anëtarëve të Byrosë Politike dhe Anëtarëve të Komitetit Qendror të Partisë.
Në gusht të vitit 1982 u arrestua Mihallaq Ziçishti, që kishte qenë zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e më vonë sekretar i Parë i Komitetit të Partisë në rrethin e Korçës e të Durrësit.
Më 1 tetor 1982 u arrestua Ali Ceno, ish-shoqërues i Mehmet Shehut.
Po në këtë periudhë u arrestua Bashkim Shehu, që ishte djali i vogël i Mehmet Shehut.
Arrestohet Duro Shehu, që ishte vëllai i Mehmet Shehut, i cili kishte qenë sekretar i Komitetit të Partisë në Armën e Aviacionit.
Arrestohet Idriz Seiti, ish-kryetar dege në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Po njerëz jo kaq të spikatur kapi vala goditëse?
Gjatë këtyre muajve të vitit 1982 u arrestuan edhe mjaft kuadro të tjerë, ushtarakë e civilë si:
Nesti Nase, ish-ministër i Jashtëm;
Nesti Kerenxhi, që pas çlirimit të vendit nga okupatorët ishte zëvendësministër i Punëve të Brendshme;
Gjeneral i Sadik Bekteshi, "Hero i Popullit";
Gjeneral Muhamed Prodani, "Hero i Popullit";
Gjeneral Abaz Fejzo;
Gjeneral Arif Hasko;
Gjeneral Vaskë Gjino dhe mjaft kuadro të tjerë të rangjeve të ndryshme.
Po Kadri Hazbiu kur u arrestua?
Më së fundi, më 15 tetor të vitit 1982 u arrestua edhe vetë Kadri Hazbiu, që siç e dini kishte qenë ministër i Punëve të Brendshme, ministër i Mbrojtjes Popullore.
Pse arriti deri te Kadi Hazbiu thoni juve?
Arrestimi i Kadri Hazbiut ishte edhe qëllimi i Enver Hoxhës, për ta likuiduar edhe këtë që i kishte shpëtuar gjallë.
Çfarë u arrit me gjithë këta kuadro të Ministrisë së Brendshme të arrestuar?
Pasi ia arriti qëllimit për arrestimin e tij, Hoxha përdori grupin e hetimit dhe atë operativ, që drejtoheshin nga Hekuran Isai, që me të gjitha mjetet, torturat më çnjerëzore ndaj të pandehurve që ishin arrestuar dhe presionet ndaj dëshmitarëve, të bënin dëshmi të rremë ndaj Kadriut.
Dhe?
Pasi i shtrydhi si limon, ai i flaku Rexhep Kollin e Pirro Dautin. Edhe këta të fundit mund t'i fuste në burg, t'i akuzonte si tradhtarë dhe të provonin ato që ata u kishin bërë të tjerëve.
Çfarë i bëri Rexhep Kollit, që ishte pikërisht kreu i ri i Sigurimit të Shtetit pas eliminimit të grupit tuaj?
Rexhep Kollin, pasi e shtrydhën mirë, e përjashtuan nga KQ i PPSH-së për gabime të rënda. Nuk e futën në burg, e mishëruan për shërbimet që u kishte bërë, por e detyruan që të dilte dëshmitar kundër Kadri Hazbiut, ta akuzonte atë si armik, ndryshe mund të përfundonte dhe ai atje.
Dëshmoi kundër Kadriut?
Gjatë dëshmisë së tij kundër Kadriut, i ra të fikët, pasi Kadriu e vuri me shpatulla pas murit.
Le të kalojmë tek emri juaj zoti Martiro. Thatë se u arrestuat edhe ju. Kur dhe si ndodhi arrestimi, mund ta përshkruani?
Mua më arrestuan pikërisht më 13 prill të vitit 1982, pak pas arrestimit të ish-ministrit Feçorr Shehu.
Ku ju arrestuan?
U arrestova duke punuar në zyrë nga Rexhep Kolli dhe suita e tij.
Qëllimin e këtij veprimi e kuptuat?
Arrestimi im ishte i planifikuar nga lart, me qëllim që nëpërmjet meje, ish-hetuesi i Beqir Ballukut e Kiço Ngjelës të vërtetohej alibia e Enver Hoxhës se në krye të veprimtarisë "armiqësore", "komplotuese" të ushtarakëve dhe "sabotatorëve" në ekonomi ishte "poliagjentët" Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu.


"GJUETIA E SHTRIGAVE" NË MINISTRINË E BRENDSHME DREJTUESIT E RINJ
Hekuran Isai edhe Rexhep Kolli filluan punën për të vënë në jetë planin ogurzi që kishte përgatitur Enver Hoxha për likuidimin e kuadrove më të devotshëm, siç kishte bërë edhe më parë, apo për të vërtetuar alibinë e tij për ekzistencën e një "organizate kundërrevolucionare", me në krye "poliagjentin" Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu.
GRUPI HETIMOR
Grupin hetimor e drejtonte vetë Hekuran Isai, i cili kishte për detyrë, që me çdo mjet, duke përdorur tortura psikike e fizike, të vërtetonte alibinë e Enver Hoxhës për ekzistencën e një "organizate të madhe kundërrevolucionare". Kokën e të gjitha grupeve të tjera armiqësore që ishin zbuluar nga Partia, domethënë nga Enver Hoxha, e që 'drejtohej' për më se dyzet vjet nga "poliagjenti" Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu.
GRUPI OPERATIV
Grupi operativ që drejtohej nga Rexhep Kolli kishte për detyrë të grumbullonte materiale, të dhëna e dëshmi me çdo mënyrë, shpifje e gënjeshtra për personat e arrestuar dhe për ata që duhej të arrestoheshin sipas skenarit të parapërgatitur, e t'ia kalonte këto hetuesisë. Të përgatiste materialet për arrestimin e të tjerëve, me qëllim që të zbatonin në praktikë planet e Enver Hoxhës, direktivat e tij për spastrimin e kuadrove që ai kishte piketuar e që i quante armiq.
SPASTRIMI
Në shkurt të vitit 1982, kur pikërisht në zyrën e tij në ministri, u arrestua vetë ish-ministri i Punëve të Brendshme, Feçorr Shehu.
* * *
Me pretekstin se kishte bërë gabime të rënda në punën e drejtorisë së hetuesisë, u shkarkua nga detyra vetë drejtori i kësaj drejtorie, Elham Gjika.
* * *
Pas Elhamit u shkarkua nga detyra edhe drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Kadri Gojashi, kuadro këta të aftë, me eksperiencë në punën e Sigurimit.
* * *
U nxor në lirim kryetari i Degës së Pestë, Dhimitër Bonata, njeri i aftë e me shumë eksperiencë në punën e Sigurimit. U nxor në lirim kryetari i Degës së Sigurimit të Ushtrisë, Çerçiz Xhelo dhe kuadro të tjerë.
* * *
Në prill të vitit 1982 më arrestuan mua, në atë kohë kryeja detyrën e kryetarit të Degës së Veçantë në Drejtorinë e Sigurimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Elham Gjikën, ish-drejtor i Drejtorisë së Hetuesisë në ministri, e pak më pas Lirim Pëllumbin, ish-kryetar i Degës së Punëve të Brendshme në Durrës.

Arrestohen hetuesit e gjeneralëve të lartë
VALA
Nga grupi i hetuesve pjesëmarrës në hetimin e grupit të ushtarakëve, të akuzuar për "puç" e "komplot", dhe atyre të ekonomisë, të akuzuar për sabotim në organizimin shtetëror dhe në ekonomi u arrestuan tre hetues.
HETUESIT
Për t'jua rikujtuar po ju ripërmend: Së pari, u arrestua Feçorr Shehu, që ishte pikërisht përgjegjës i grupit të hetimit të ushtarakëve të lartë me Beqir Ballukun; Elham Gjika dhe unë, Kristofor Martiro. Në atë moment hetuesi Rustem Hodo kishte vdekur. Vetëm Pirro Dauti u ngrit në përgjegjësi, për skenar të paracaktuar ai u emërua drejtor i Drejtorisë së Hetuesisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
PIRRO DAUTIn
Ai emëroi në krye të Drejtorisë së Hetuesisë në Ministrinë e Brendshme, Pirro Dautin, që ishte kushëriri i Kadriut Hazbiut, me qëllim që ai të ishte i qetë e të kuptonte se nuk kishte gjë me të, përkundrazi të mendonte se e konsideronte si besnikun e tij.
Kjo ishte politikë e njohur e Enver Hoxhës.

Në prill, maj e qershor
të vitit 1982:
*- U arrestuan Llambi Ziçishti, ish-ministër i Ministrisë së Shëndetësisë;
*- Xhavit Ismailaga, që ishte berber në hotel "Dajti", i cili më mbrapa kishte qethur edhe Mehmet Shehun;
*- Llambi Peçini, me detyrë drejtor i Drejtorisë së Dytë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe që kishte pasur për detyrë pikërisht sigurinë fizike të udhëheqjes më të lartë të Partisë.

Në qershor 1982:
* - Arrestohet Gani Kodra, i cili ishte kryetar i Degës së Sigurimit të Anëtarëve të Byrosë Politike dhe Anëtarëve të Komitetit Qëndror të Partisë.
Në gusht të vitit 1982:
* - U arrestua Mihallaq Ziçishti, që kishte qenë zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brend-shme, e më vonë sekretar i Parë i Komitetit të Partisë në rrethin e Korçës e të Durrësit.
Më 1 tetor 1982:
* - U arrestua Ali Ceno, ish-shoqërues i Mehmet Shehut.
* - Bashkim Shehu, që ishte djali i vogël i Mehmet Shehut.
* - Duro Shehu, që ishte vëllai i Mehmet Shehut, i cili kishte qenë sekretar i Komitetit të Partisë në Armën e Aviacionit.
*- Idriz Seiti, ish-kryetar dege në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Gjatë këtyre muajve të vitit 1982:
*- U arrestuan edhe mjaft kuadro të tjerë, ushtarakë e civilë si:
- Nesti Nase, ish-ministër i Jashtëm.
- Nesti Kerenxhi, që pas çlirimit të vendit nga okupatorët ishte zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
- Gjeneral i Sadik Bekteshi, "Hero i Popullit".
- Gjeneral Muhamed Prodani, "Hero i Popullit".
- Gjeneral Abaz Fejzo.
- Gjeneral Arif Hasko.
- Gjeneral Vaskë Gjino dhe mjaft kuadro të tjerë të rangjeve të ndryshme.
15 tetor të vitit 1982
Arrestohet Kadri Hazbiu
Më së fundi, më 15 tetor të vitit 1982 u arrestua edhe vetë Kadri Hazbiu, që siç e dini, kishte qenë ministër i Punëve të Brendshme, ministër i Mbrojtjes Popullore. 

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Bujku, Qerreti_i_Durresit mė 14-05-2013 nė 19:20
Z.Martiro na rrefen me realizem (pjesa me e madhe e kujtimeve tij e kam fjalen)gje qe eshte per t'u admiruar me te vertete, por ne te njejten kohe ai na i interpreton disa argumente e fakte (sidomos ne korrelacion me vetevrasjen e Mehmet Shehut) ne menyre tejet te gabuar duke u kontradiktuar nga vete faktet qe ai na i rradhit. Mehmet Shehu duhet te konsiderohet "i vrare" politikisht dhe jo "i vrare" materialisht siē insiston z.Martiro, sepse ne mbledhjen e nje nate me pare ai ne fakt u "vra"!

Dėrguar nga PluriAgjenti, Dulla_Grad mė 14-05-2013 nė 12:51
Mire ja u paskan bere ketyre te grupit te hetimit: brend ne burg! Paskeshen qene bashkepunetore te fshehte dhe simpatizante jo vetem te puēisteve te viteve '75 por edhe te Mehmet Shehut e CO. Po e thone vet! Faktete jane fakte! Cfare kerkonte Marjeta nusja e Bashkim Shehut te shoqerohej dhe te kishte miqesi me "diplomatin" francez?: vetem per te shkuar ne shtrat?! Kohe qč e tille: nese shoqerohej dikush me te huaj ne menyre periodike ai vihej ne dyshim.. Marjeta Shehu duhet te bente perjashtim??
       Shqiperia
22 Tetor 2014
Vlorė, tė shtėna me armė zjarri, dyshohet pėr atentat ndaj njė biznesmeni
Tė shtėna me armė zjarri nė afėrsi tė bashkisė sė qytetit tė Vlorės. Policia bėn me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orės 23:00 tė sė martės.
KOMENTO
       Kosova
22 Tetor 2014
Dorëzohet Serbia: Kosova do të pranohet në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar
Pas shumë vitesh bllokimi, Komiteti Olimpik i Serbisë duket më në fund se është dorëzuar.

KOMENTO
       Rajoni
21 Tetor 2014
Shtyhet afati i ankimimit për rastin “Monstra”
Pala mbrojtëse e të akuzuarve për rastin “Monstra”, edhe pse paralajmëroi se ankesa për aktvendimin do të bëhet të hënën, kjo procedurë u shty për ditën e premte.
KOMENTO
       Bota
22 Tetor 2014
SHBA ndërmerr masa të reja ndaj virusit Ebola
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare thotë se u ka kërkuar të gjithë pasagjerëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara nga Liberia, Guinea, apo Sierra Leone të futen në vend përmes një prej pesë aeroporteve të pajisur me kapacitete për që zbulojnë virusin vdekje prurës Ebola.

KOMENTO
       Sport
21 Tetor 2014
Bayern shkatėrron Romėn, shėnon edhe Shaqiri
Roma mposhtet nga Bayerni i Mynihut me rezultatin e thellė 1-7, ndėrsa njė gol ėshtė shėnuar edhe nga futbollisti i talentuar shqiptar Xherdan Shaqiri.

KOMENTO
       Kulture
21 Tetor 2014
SHBA, vdes stilisti i njohur, Oscar de la Renta
Stilisti Oscar de la Renta, i cili ishte ndër të parët që u bë i njohur në modën amerikane duke veshur zonjat e para dhe njerëz të famshëm, vdiq në moshën 82 vjeçare
KOMENTO
       Metropol
21 Tetor 2014
E dashura seksi e futbollistit serb, po ēmend Italinė!- FOTO
Sulmuesi i Lacios, por dhe kombėtares serbe, nuk ka sjellė nė Itali vetėm potencialin e tij si sulmues, por edhe bukuroshen e cila po ēmend gjithė fansat me selfiet e saj vėrtet tė nxehta
KOMENTO (5)
       Teknologji
21 Tetor 2014
NASA: Çfarë fsheh "Ylli i Vdekjes"
Mime që ndryshe njihet si ‘ylli i vdekjes’ ka sekrete të shumta, të cilat NASA po i zbulon pak nga pak. Staeliti i NASA -së Cassini ka zbuluar një hapësirë të çuditshme në lëvizje tek ky yll, që nënkupton dy supozime
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Mesila Doda: Opozita ti rikthehet punimeve nė Kuvend, karriget bosh nuk flasin
 
 
BALKANWEB.TV
Haxhinasto: Gjermania, partner kryesor nė investimet nė sektorin e ujit
 
 
BALKANWEB.TV
Ja si duket stadiumi i parė nga "Syri i Dronit
 
 
BALKANWEB.TV
Nė mes tė sfilatės, modeles i zgjidhen mbathejt
 
 
BALKANWEB.TV
Nikolla-studentėve tė ‘Vitrinės’: Do mundėsojmė njė dokument tė barasvlershėm
 
 
BALKANWEB.TV
Shtyrja e vizitės nė Beograd, Hoffman: Zgjedhje e zgjuar, pėrpjekje pėr pajtim
 
 
BALKANWEB.TV
Murgesha qė kėndon, “Like a virgin”
 
 
BALKANWEB.TV
INUK shemb me shpėrthim tė komanduar njė objekt 5 katėsh nė aksin Tiranė -Vaqarr
 
 
BALKANWEB.TV
Moti pėr sot 21 tetor
 
 
BALKANWEB.TV
Incidenti nė Serbi, Rama: S'mund tė ecim drejt BE-sė duke i vėnė ‘stėrkėmbēa’ njėri-tjetrit
 
 
BALKANWEB.TV
Hajduti rrihet me shkop nga shoferi i autobusit
 
 
BALKANWEB.TV
Tiranė, 4 familje pėrplasen me pėrmbaruesit, njė person tenton vetėvrasjen
 
 
BALKANWEB.TV
Bota nė njė minutė, fotot top te ditės
 
 
BALKANWEB.TV
Murphy: Simbolika e takimit Rama-Vuēiē, mė e rėndėsishme se kurrė
 
 
BALKANWEB.TV
Rama: Ballkani pa Europėn plas si fuēi baruti, e trazoi njė balonė elektronike
 
 
 
 
FOTOGALERI
Emily tregon gjoksin nė Instagram
 
 
FOTOGALERI
E dashura seksi e futbollistit serb, po ēmend Italinė!
 
 
FOTOGALERI
Nė mes tė sfilatės, modeles i zgjidhen mbathjet
 
 
FOTOGALERI
425 metra mbi New York, pamje spektakolare nga gradaēela
 
 
FOTOGALERI
Angela Martini, cfarė klasi!
 
 
FOTOGALERI
Orinda Huta siē nuk e keni parė ndonjėherė
 
 
FOTOGALERI
Kur njė qeni i flihet s’pyet pėr vendin, ja fotot qesharake
 
 
FOTOGALERI
Ēfarė tė ka ndodhur, “Bridget Jones”?
 
 
FOTOGALERI
Shtėpia e re 24 milionė dollarė e Lady Gagės
 
 
FOTOGALERI
Kate, dalja e parė zyrtare pas njofimit tė shtatzėnisė
 
 
FOTOGALERI
Banditėt nė pishinėn olimpike tė Rio, selfie me pushkė pėrfundon ne Facebook
 
 
FOTOGALERI
Tentohen tė nxirren nga banesa 4 familje, pėrplasje fizike me permbarimin
 
 
FOTOGALERI
Nė shitje armėt pėr vrasjen e vampirėve, ja seti shumė i rrallė
 
 
FOTOGALERI
Njė 29-vjeēar seksi, ministri suedez i Shėndetėsisė
 
 
FOTOGALERI
Ngel dy herė nė provimin e matematikės, bėn tatuazh formulėn nė tė pasme
 
 
FOTOGALERI
Rusi, artisti pret veshėt nė shenjė proteste kundėr politikės
 
 
FOTOGALERI
‘The sons of War’: Udhėtim tek refugjatėt sirian
 
 
FOTOGALERI
Gjermani, kancelarja Angela Merkel bėhet Pipi Corapegjata nė pikturė