BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Dossier
19 Shkurt 2013 - 12:01 | LAJME
TRANSLATE
 
Në 14 gusht grekët lanë në zonën e Bilishtit 60 ushtarë të vrarë
Nga: FATOS VELIU
Në 14 gusht grekët lanë në zonën e Bilishtit 60 ushtarë të vrarëVijon kronika e ngjarjeve luftarake të gushtit të vitit '49, kur forcat e armatosura të ushtrisë greke sulmuan mbi kufirin shqiptar.
* Si vijoi situata e orës 3 e 30 minuta e 12 gushtit të '49-ës, kur brigada e këmbësorisë greke, e shoqëruar me katër aeroplanë bombardues dhe regjimenti i artilerisë së rëndë, sulmoi me egërsinë gjakatare mbi piramidën 35 të zonës së Bilishtit?
* Disfata e pashembullt që pësuan grekët në atë mëngjes histerie, që i parapriu një tjetër humbjeje po aq të turpshme, të sulmit rrufe që do përsëritej prej tyre edhe në orën 13 e 30 minuta të po asaj dite.
* Cilat do ishin ngjarjet e 13 gushtit, kur grekët do të rimerrnin një tjetër sulm të radhës nga lanë në zonën e Bilishtit plot 26 ushtarë të vdekur?
* Historia e dramës së turpshme të 14 gushtit, në piramidat 30 dhe 31 të zonës se Bilishtit, kur sulmi i brigadës së 41 të divizionit të 9 të këmbësorisë greke, i mbështetur me dy regjimente të artilerisë së rëndë dhe plot një skuadrilje avionësh "Spitfajer", u shoqëruan veç të tjerash me vdekjen e plot 60 ushtarëve të tyre.


(Përmbledhje e kronikës së numrave të kaluar)
Në mëngjesin e datës 1 gusht 1949, forca të shumta dhe të armatosura të strukturave të ushtrisë greke iu afruan në mënyrë të organizuar kufirit të Shqipërisë. Ato u përqendruan zonën e Vidohovës, të vendosura në një gjerësi prej 800 metrash, duke filluar prej piramidës nr/48 të kufirit shtetëror shqiptar dhe deri tek ajo nr/54.
* * *
Filloi goditja intensive me artileri mbi tokën shqiptare, e cila vijoi pa ndërprerë për plot 45 minuta.

Menjëherë pas ndërprerjes së goditjes me artileri, filloi sulmi i forcave të këmbësorisë, të cilat mësynë kundër rojeve të kufirit shqiptar.
Sipas arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku në faqen 115 të dosjes nr/3 (Inv I) të Seksionit të Historisë janë regjistruar të kenë qenë plot 1000 ushtarë të armatosur të pajisur me të gjitha llojet e armëve, të cilët ishin inkuadruar në tri batalione.
* * *
Në të njëjtën kohë që këmbësoria filloi goditjen frontale ndaj pozicionit të rojeve të armatosura shqiptare, 15 aeroplanë të tipit "Spitfajer" shoqëronin sulmin, duke bombarduar e mitraluar nga lartë në mënyrë të pandërprerë për të paralizuar forcat kufitare të Shqipërisë.
Në këtë mënyrë dhe këtë ritëm ofensive, ushtria greke sulmoi lartësitë e kuotave 1309 dhe 1425, ndërkohë që vijoi mësymjen drejt piramidës 48.
* * *
Pikërisht në piramidën nr/48 të kufirit shqiptar forcat greke u ndeshën me rezistencën e ashpër të rojeve ushtarake shqiptare të përbëra nga një togë prej 36 vetësh.
Këtu filloi një luftë e furishme dhe e përgjakshme. Heroizmi i ushtarëve do të regjistrohej në kronikat e kohës, duke u bërë shembull në mediat botërore.
Kështu, në lidhje me atë sulm do të shkruante edhe gazeta e Moskës në ish-Bashkimin Sovjetik "Novoe Vremja". Pikërisht në numrin e saj të datës 7 shtator 1949 do të shkruante:
"Fushata agresive kundër Shqipërisë mori formën e saj më të poshtër në lidhje me të ashtuquajturën "Çështje Greke... ."
Forcat ushtarake të kufirit shqiptar në atë moment të sulmit barbar kanë treguar një trimëri të pashembullt dhe kanë rezistuar me një heroizëm të patreguar.
* * *
Në sulmin e parë që zgjati tre orë, forcat greke fillimisht u zmbrapsen. Por nuk vonoi dhe të shtyrë nga oficerët e tyre, që u qëndronin mbrapa me mitraloza, filluan sulmin e dytë, i cili vazhdoi shumë më i furishëm dhe më i egër se i pari.
* * *
Por edhe pas këtij sulmi të dytë, i cili filloi me një angazhim më të fuqishëm, kufitarët shqiptarë nuk u tundën nga vendi duke u betuar se do të vdisnin dhe nuk do e njihnin tërheqjen. Është një episod i çuditshëm ky, i ndodhur në Shqipëri në atë periudhë të '49-ës, i ngjashëm mot a mot me heroizmin rrënqethës të grupit të aviatorëve në romanin "Qielli i Balltikut", me subjekt historik të Luftës së Dytë Botërore, ku aviatorët sovjetikë u betuan të mbronin ishullin ku ishin vendosur, deri në vdekjen dhe të pilotit të fundit, gjë që ia arritën sigurisht me humbjen e jetës.
Në faqen nr/ 115 të dosjes nr/3 (inventari I) të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku është dokumentuar kronika e hollësishme e atij momenti sa i përgjakshëm, aq edhe heroik e emocionues i ushtarëve të piramidës nr/48 citohet ushtari i guximshëm Mustafa Gjini, i cili në momentin më kritik të sulmit grek, duke luftuar me një heroizëm të paimagjinuar, iu drejtua shokut në krahë duke bërtitur:
"Unë nuk tërhiqem prej këtej, se këtu është shtëpia ime, atdheu im!".
Jo vetëm Mustafa Gjini, por pas tij të tërë kufitarët e asaj piramide qëndruan pa lëvizur nga pozicioni dhe duke kundërvepruar me tërë mundësinë që kishin drejt ushtarëve uzurpues, që u ishin sulur drejt pozicioneve.
* * *
Ushtari Tafil Ferati, i efektivit të piramidës 48, siç mësohet në faqen 120 të së njëjtës dosje të cituar më lartë, si luftoi për disa orë rresht me trimëri e guxim të jashtëzakonshëm, më në fund është ngritur nga pozicioni ku luftonte dhe u turr si rrufe drejt forcave monarko-fashiste, që kishin avancuar në tokën shqiptare duke u bërtitur:
"Ejani, ejani se këtu do to lini kokën!".
Por..., në atë çast, atë e sulmoi një skuadër e tërë armike. Tafili ndërkohë ka arritur që mes asaj revolte që i kishte shpërthyer në gjoks të vriste katër prej tyre, por..., më në fund ra përtokë i mbuluar në gjak. Ai ra si hero pikërisht në atë fushëbetejë që grekët e shkaktuan në tokën e atdheut të tij.
Shoku i tij, Ramazan Zeneli, megjithëse i plagosur shumë rëndë në gjoks, arriti që mes zjarrit të fuqishëm dhe intensiv të plumbave grekë, të mund të tërhiqte trupin e pajetë dhe nuk e la në dorë të armikut.
* * *
"Nuk mund të përshkruhet, - thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore të datës 10 gusht 1949, - heroizmi i kapter Zylgani Vidohovës, i cili si vrau gjashtë monarko-fashistë që marshonin përpara me flamurin grek, iu turr flamurtarit, e kapi prej fyti, e vrau dhe ia grisi flamurin duke ja bërë copë-copë përpara syve të mbi 1000 monarko-fashisteve".
Akt ky i pasqyruar hollësisht në faqen nr/ 185 të dosjes nr/3 në inventarin I, të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
* * *
Mbas sulmit të përgjakshëm, forcat e shumta greke mundën të zaptonin kuotën 1309, ku luftonin me një trimëri të jashtëzakonshme vetëm tre kufitarë shqiptarë dhe konkretisht Sakli Keta, Mufit Tofiku dhe Nikoll Shupi, të cilët e vazhduan rezistencën në mënyrë të pabesueshme edhe pasi u plagosen rëndë.
* * *
Heroizmat që treguan kufitarët shqiptarë në atë përleshje aq të përgjakshme dhe të pamëshirshme të shkaktuar nga ushtarët e matanë kufirit janë të panumërta dhe të paimagjinueshme.
Mbas shtatë ore luftimesh të ashpra për jetë a vdekje, pikërisht në orën 18:30, forcat shqiptare kanë marrë situatën, ndalën furinë mësymëse dhe kaluan në kundërsulm të menjëhershëm dhe shumë të guximshëm. Pas këtij kundërveprimi kulminant dhe tejet heroik, duke u betuar solemnisht se do vdisnin për truallin e tyre, duke u lëshuar si kamikazë drejt formacioneve greke, arritën t'i thyejnë ata dhe brenda një kohe të shkurtër mundën të çlirojnë kuotën 1309 të zënë prej tyre. Jo vetëm kaq, por sulmi heroik dhe shokues për guximin e treguar vijoi edhe pas largimit armik nga kuota e kapur deri në zhvendosjen e tyre matanë kufirit shtetëror.
Pas kësaj u vendos rregulli territorial në të gjithë vijën e kufirit.
* * *
Megjithëse patën mbi njëqind të vrarë dhe nuk ia arritën dot qëllimit, por u detyruan të tërhiqeshin shumë turpshëm me të gjitha forcat dhe llojet e shumta të armëve dhe mjeteve, monarko-fashistët grekë i vazhduan sulmet e tyre edhe në ditët e mëvonshme, duke u përhapur këtë herë në një gjerësi fronti shumë të madh, ku përfshiu të gjithë sektorët e kufirit tonë si në Bozhigrad, Leskovik, Bilisht, etj.
* * *
E vërteta e padiskutueshme dhe shumë historike është se në çdo sektor ata pësuan disfata.
Kështu, nga sulmi që bënë më 3 gusht 1949 në Menkulas, repartet monarko-fashiste jo vetëm që u shpartalluan, por u kapen robër nga forcat kufitare shqiptare edhe komandantët e dy togave.
Ja si deklaroi komandanti i togës së dytë, Manol Trulinos, dëshmi e cila ndodhet në arkivin e Ministrisë së Brendshme, pikërisht në faqen 55 të dosjes me emërtim "Deklarata e Manol Trulinos" e ndodhur në Nr. A/I. Në atë deklaratë të tij të shkruar me shkrim dore thuhet:
"Unë i nënshkruari Manol Trulinos, i biri i Aleksandrit dhe i Marijes, lindur vitin 1920 në Irakli të ishullit të Kretës dhe me banim në Athinë, me profesion oficer, me gradën nëntoger, komandant i togës së dytë, kompanisë së parë, batalionit 627, brigadës 72, divizionit të tetë ushtarak, deklaroj sa më poshtë vijon:
Më datën 1 gusht 1949, duke qenë së bashku me kompaninë në vendin e quajtur Amarandis, me urdhër të komandantit të batalionit 627, major Janis Papajorgos, u nisëm së bashku me repartet tona në drejtim të Kamenikut dhe sipas urdhërit të komandës, më datën 3 gusht 1949 sulmuam rojet kufitare shqiptare dhe u futëm në thellësi të tokës shqiptare deri 150 metra, ku ndalemi nga rojet shqiptare dhe mbasi qëlluam ne të parët, rojet shqiptare na kundërsulmuan dhe na shpartalluan. Në këtë kohë unë, duke u shkëputur nga reparti im, u kapa rob prej forcave të kufirit shqiptar".
* * *
Në 4 gusht 1949
Një tjetër ngjarje e jashtëzakonshme do të shënohet në Buletinin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe në precedentët shqetësues të Qeverisë shqiptare.
Në tokën shqiptare hyn një avion misterioz grek, i cili ishte avion zbulimi, madje i pilotuar nga një prej zbuluesve më të mirë të shtetit helen, nënkoloneli Panajot Bellafis.
Nënkoloneli i zbulimit grek, Panajot Bellafis ishte dërguar nga ky zbulim në 4 gusht 1949 me avion të sofistikuar mbi tokën shqiptare për të zbuluar dhe për të fotografuar objektet strategjike dhe forcat ushtarake shqiptare.
Lidhur me detyrën që kishte marrë nga zbulimi grek në deklaratën e bërë para autoriteteve shqiptare, që tashmë ndodhet në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe pikërisht në Inventarin I, ku ndodhet dosja e emërtuar "Deklaratat e Panajot Bellafisit" në faqen nr/ 158 të së cilës thuhet:
"Unë i nënshkruari Panajot Bellafis, i biri i Dhimitrit dhe i Anastasisë, lindur më 1916 në katundin Nemes të Korinthit dhe banues në Athinë, me profesion dirixhues avioni dhe i dalluar për zbulime ushtarak, me gradë "nënkolonel" i zbulimit grek, deklaroj si me poshtë:
Kam mbaruar akademinë e pilotëve në vitin 1937.
Që atëherë kam shërbyer në aviacionin ushtarak të Greqisë. Gjatë luftës italo-greke u pa zotësia ime nga sukseset që kam patur në vëzhgimet dhe si i tillë, mu dha grada "major".
Në vitin 1947, për sukseset e arritura në zbulimet ushtarake, gradohem "nënkolonel".
* Më datën 4 gusht 1949 u ngarkova nga komanda e shërbimit sekret të hyj me avionin në thellësi të tokës shqiptare, me qëllim që të zbuloja përqendrimet e trupave dhe lëvizjet e tjera ushtarake shqiptare në pjesën jugore të kufirit greko-shqiptar.
* U nisa me avion nga aerodromi i Janinës drejt për në rrethet e Delvinës, Sarandës dhe Konispolit.
Kur hyra në thellësi të tokës shqiptare në drejtimet që përmenda më lart, u godita pa pushim nga zjarri i artilerisë kundërajrore shqiptare. Bëra të gjitha përpjekjet për të kryer misionin që më ishte ngarkuar, duke iu larguar zjarrit të artilerisë kundërajrore shqiptare, por në çdo drejtim të ri që nisesha, gjendesha përpara një zjarri të dendur të artilerisë. Më në fund u gjeta i rrethuar nga çdo anë prej zjarrit dhe në rrezik që të qëllohesha për t'u rrëzuar. Për t'i shpëtuar kësaj fatkeqësie u detyrova të ulem në fushën midis katundeve Finiq dhe Çukë, 30 kilometra në thellësi të tokës shqiptare, pa mundur të kryej misionin që më qe ngarkuar...".


12 gusht 1949
Ora 3:30 minuta
Ushtria greke sulmon në zonën e Bilishtit,
thyhet turpshëm

Më 12 gusht 1949, në orën 3:30 të mëngjesit, forca të shumta të ushtrisë greke deri në një brigadë, të shoqëruara nga katër aeroplanë dhe një regjiment artilerie të rëndë, sulmuan në drejtim të piramidës 35 në sektorin e Bilishtit, por mbas sulmeve të ashpra ata u thyen në mënyrë të turpshme.

Ora 13:10 minuta
Ripërsëritet sulmi
mbi piramidën 35
Sektori Bilisht, Sërish disfatë e turpshme
Po atë ditë, pra më 12 gusht 1949 në orën 13:10,
Siç bëhet e ditur në faqen nr 158 të dosjes nr/3 të ndodhur në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe pikërisht në Inventarin Nr/ I, një brigadë tjetër greke e shoqëruar me gjashtë aeroplanë, sulmoi sërish mbi piramidën 35, por përsëri ata u përballën me disfatën e radhës, gjë që tashmë po demoralizonte ushtarët, të cilët ishin shumë të bindur për humbjen e turpshme.

13 gusht 1949
Përsëri sulm i rrufeshëm mbi Bilisht
Humbje e turpshme,
26 të vrarë dhe qindra të plagosur
Me 13 gusht dy brigada monarko-fashiste sulmuan në sektorin e Bilishtit me luftë të rrufeshme, por edhe me këtë taktikë ata pësuan disfatë, duke lënë 26 të vrarë në tokën tonë dhe qindra të plagosur.

14 gusht 1949
Sulmohet piramida
30-31
Sektori Bilisht
Shënohet disfata më e turpshme për grekët,
u shkaktohen 60 të vrarë dhe shumë të plagosur
Me shpartallimin e
Brigadës 41 të
Divizionit të 9
merr fund agresioni i hapët monarko-fashit
Me 14 gusht sërish sulm i fuqishëm mbi sektorin e Bilishtit. Këtë herë ishte brigada 41 e divizionit të 9 grek, e shoqëruar fuqishëm me dy regjimente të artilerisë së rëndë dhe një skuadrilje avionësh "Spitfajer", që u sulën në mënyrë të rrufeshme duke përdorur zjarrin dhe fuqinë e të gjitha llojeve të armëve dhe mjeteve drejt piramidës 30-31.
Por kjo do të ishte disfata më e turpshme, sepse brigada e tyre më e mirë dhe me mjaft përforcime u thye keq dhe siç citohet në faqen nr 105 të dosjes nr/3 të ndodhur në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe pikërisht në Inventarin Nr/I, mësohet që t'i jenë shkaktuar plot 60 të vrarë e shumë të plagosur.
Me shpartallimin e kësaj brigade mori fund agresioni i hapur monarko-fashist.
Në të njëjtën kohë përballej edhe sulmi jugosllav
Por paralelisht me këtë provokacion, ushtria shqiptare ka pasur të njëjtat sulme me të njëjtën furi dhe agresivitet edhe nga kufiri me Jugosllavinë e asaj kohe.
Titistet e Beogradit filluan provokacione të hapura në kufirin shqiptaro-jugosllav. Prej 1 deri me 10 gusht 1949, fashistët jugosllavë filluan provokacionet në stil të gjerë nga sektori i Bajzes-Koplik deri në sektorin e Kukësit dhe të Peshkopisë, por ashtu si edhe në rastin e kufirit grek, edhe ata kanë pësuar kudo disfata, madje të turpshme.

Në provokacionet e përgjithshme të gushtit 1949
Të gjithë armiqtë e truallit shqiptar
lanë 300 të vrarë,
500 të plagosur
dhe 270 robër
Në këtë agresion me front të hapur, i organizuar mbi kufirin shtetëror shqiptar prej datës 2 deri më 15 gusht 1949, armiqtë e vendit tonë pësuan disfatën më të turpshme. Siç evidentohen në dosjet përkatëse të përpiluara për provokacionet në fjalë të ndodhura në arkivin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe në atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme e dhe pikërisht në faqen 273 të Inventarit/I, mësohet se ata jo vetëm që nuk mundën të realizonin qëllimet e tyre, por lanë të vrarë në tokën shqiptare 300 ushtarë monarko-fashistë, 500 të plagosur dhe 270 robër.

REAGIMI PAS
PROVOKACIONEVE,
Protestat popullore
Populli shqiptar, si gjithmonë u karakterizua në ato ditë nga një patriotizëm i flaktë, siç e ka treguar rregullisht në histori kur ka pasur momente të tilla rreziku të truallit të atdheut.
Me qindra e mijëra ishin letrat, telegramet dhe protestat e masave punonjëse, me të cilat është shprehur urrejtja karshi armikut dhe njëkohësisht gatishmëria për të marrë pjesë në mbrojtjen e kufijve tanë të shenjtë.

Protestojnë
minoritarët e Pogonit
Populli minoritar i Pogonit, siç mësohet nga shtypi i kohës dhe pikërisht nga gazeta "Zëri i Popullit" i atyre ditëve, pra i gushtit të '49-s, në telegramin e protestës që i dërgoi Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mes të tjerash shkruante:
"Kërkojmë që t'u jepet fund këtyre veprave të poshtra dhe barbare që po i bëhen padrejtësisht vendit tonë"!

Babai falenderon
djalin e vrarë nga grekët
Ndërsa fshatari mirditor, kur vajti para varrit të djalit të tij, që iu vra nga monarko-fashistët grekë 50 metra nga piramida 33, duke iu drejtuar varrit të të birit, tha:
"Të lumtë hej im bir, se ke nderue vendin, mue dhe vatanin, ke krye detyrën si të pata porositun kur të nisa për ushtri. Jam i kënaqun dhe jo i hidhnuem që re për Vatanin". Betim emocionues ky, që është i regjistruar në faqen 54 të dosjes nr/3 të inventarit I, në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Greqia ka sërish
luftëdashës
Kemi shkuar ndër mend të gjitha luftërat dhe përpjekjet që kemi bërë për çlirimin e vendit kundra italo-gjermanëve dhe ndërgjegjja na thotë se detyra nuk qenka mbaruar nga brezat e kaluar, sepse bota ka akoma njerëz luftëdashës, që duan të prekin truallin që na ka kushtuar lumenj gjaku.

Të rënët
Në agresionin e përgjakshëm të monarko-fashistëve grekë, sipas evidentimit të saktë të regjistruar në faqen 96 të dosjes nr/3 të inventarit I, në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhanë jetën trimërisht:
Kapiten Memo Nexhipi, nga fshati Dukaj i Tepelenës.
Aspirant Ferit Bregasi nga Vendresha e Çorovodës. Ushtari Tafil Ferhati nga Marjani i Oparit.
Ushtari Shyqyri Avdia nga Skrapari.
Ushtari Ibrahim Fetahu nga Lushnja.
Ushtari Hasan Ramadani nga Shijaku.
Gjithashtu u plagosen rëndë edhe gjashtë ushtarë të tjerë.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga altin,durres, durres mė 24-02-2013 nė 21:54
Bravo Veliu...Ndere dhe Respekt per te Gjithe Ushtaret Shqipetare Qe Dhane Jeten e Tyre

Dėrguar nga poshte komunistet mė 22-02-2013 nė 23:32
mendoja qe jeta e nje shqipetari ,ishte me shtrenjte se 50 grek.duke pare se armet ne perdorim nga greket ishin nga me te sofistikuara i bie qe jeta e nje shqipetari te jete 1 me 300.(mikonos ishulli i luftetareve)

Dėrguar nga gjethi mė 22-02-2013 nė 23:16
Ore"gazetar"ushtaret shqipetar kane treguar,trimeri e vetmohim eshte e vertete,por mos na trego histori me"kalin e kuq"te skenderbeut.sipas evidencave thua u vrane..e na jep 5-6 emra duke harruar emrin e atij mirditorit(llesh pali eshte quajtur)vetem nga fshati im jane vrare 2 e plagosur 1.

Dėrguar nga Mark uk, London-England mė 22-02-2013 nė 17:17
Dua te pyes Veliajn se nga i more kto te dhena,nga libri epopeja e te 36ve.Se pari greket nuk kishin qellim per pushtim,po donin te zhduknin komunizmin ne veri te Greqis,sepse rruga per ne veri ishte shkatrruar.Pse nuk e thani se batalionin e Memo Nexhipit e vrau pa dashje artileria e Elbasanit pra plot nje batalion.Mos harro se ka pjesmarres ne ate provokacionqe jan gjall dhe i dihe shume mire.Prandaj shkruaj te verteten e jo rrenat e komunistve.

Dėrguar nga Timi, USA mė 21-02-2013 nė 18:28
Pse Veliu i quan Monarko Fashiste
Nuk eshte Veliu qe i quan Monarko Fashite por eshte historia. Lexojeni dhe do ta kuptoni perse. psh Intervention and Exploitation: US and UK Government International Actions Since 1945 shkruan

1946-1949:

Royalist parties win elections, restore monarchy. Civil war ensues. [1]

U.S. intervenes in the civil war, taking the side of the neo-fascists against the Greek left .....

Pra Monarkiste dhe Fashite? Si mund te quhet ndryshe?

Dėrguar nga Akilis, Apollonia e Fierit Perendi Greke mė 21-02-2013 nė 16:17
Te na shpjegoje ky ultranacionalisti Veliu,pse i quan Monarkofashiste,kur nga Kombet e Bashkuara popullsia,toponimet e ndryshuara nga njerez me identitet turk dhe urrejtes per Shqipetaret Arvanitas Arberesh njifet si toke Greke.Emri Epir te Pirros dhe popullsia ketu martire e pushtuesve Turq dhe veglave te tyre si Velive,Alive,Enverave,Qemalave qe degjeneruan kete komb me rrenje Pellazge Iliro-Epirote te shporren andej nga lindja se i kane duart me gjak.
Keta nuk kane turp as nder per kombin.

Dėrguar nga Veterani, Tirana mė 21-02-2013 nė 11:08
Nė atė kohė, ushtarėt tanė qė u kthyen me leje pas luftės nė fshatrat e qytetet pėrkatėse tregonin me hollėsi se si ishin zhvilluar luftimet.
Faktet janė tė njohura e tė pamohueshme.
Njėri nga komentuesit nė kėtė debat shkruan se duhen parė edhe arkivat greke.
Padyshim, edhe ata kanė nė arkivat e tyre tė dhėna pėr ushtarėt eoficerėt qė humbėn, tė cilėt padyshim i kanė varrosur menderime.
Por, a u intereson grekeve tė hapin arkivat dhe tė tregojne se si e humbėn me turp atė luftė ?

Dėrguar nga dum dum fieraku, michigan usa mė 20-02-2013 nė 23:25
..Me tregonin heret se ne luften Italo-Greke,greket ishin ne teritorin tone te veshur ne shpine lekure dele e zvariteshin e dikush feshellente si cobanI shpartalluan ne befasi italianetPo keshtu humben greket ne Luften frontale ndaj nesh Kam degjuar qe jane rrembyer oficere greke ne hale te Ushtrise se tyre nga forcat tona.Ishin te gatshem te vdisnin ushtaret per Atdheun e jo per ate dreq Regjimi qe se din se c'fare do behej

Dėrguar nga Timi, USA mė 20-02-2013 nė 22:02
Per ata qe ju duket e pabesushme duket qe keta jane te rinj. Mos harojme flasim per 1949 dhe jo 1979 apo 1999 apo 2009. Patriotizmi dhe atdhedashuaria ne ato kohe ishte jo kjo qe eshte sot. Njerezit kishin akoma ideale dhe besonin ne dicka madhore sic ishte kombi por besnin edhe ne komuizmi. Desiluzioni me te dreje i mevonshen ndaj komunizmit solli dhe humbjen pa te drejte te ndjenjes per kombin. Dhe jemi ketu ku jemi sot.

Dėrguar nga Timi, USa mė 20-02-2013 nė 21:54
Pavarsisht nga gjuha e politizuar e dokumenteve trimeria e ushtrise shqiptare eshte e vertet Kete e them se jam nga zona Korce kam biseduar me njerez qe qene ne luftime. Edhe civile qe me guxim nen bresherin e plumbave mernin apo shpinin materjale ne zonat e luftimit. Eshte e vertet qe greket kishin kosulante dhe oficere amerikane si dhe armatime amerikane te kohes. Favor ne forcat tona ishte dhe tereni, (shpellat dhe lartesite per mbrojtje). Kjo shpjegon numurin e vogel e te vrareve shqiptare
 Vazhdimi komenteve: 1   2   3  
       Shqiperia
22 Gusht 2014
Sheshi "Nënë Tereza", shatërvani zëvendësohet me basen uji
Vijojnë me ritme të shpejta punimet për rivitalizimin e sheshit "Nënë Tereza", shesh i cili do të jetë pjesë e aktiviteteve të vizitës historike të Papa Françeskut, i cili pritet të vijë në datë 21 shtator në vendin tonë.
KOMENTO
       Kosova
22 Gusht 2014
Ja pasuria  e deklaruar nga Pacolli
Zëvendëskryeministri në detyrë, Behgjet Pacolli, dihet se është një ndër politikanët më të pasur në Kosovë e kjo vërtetohet edhe nga formularët e deklarimit të pasurisë.
KOMENTO
       Rajoni
22 Gusht 2014
Maqedoni, masa të rrepta për emigrantët ilegalë
Maqedonia po përballet me grupe emigrantësh ilegalë palestinezë, sirianë, somalezë etj. që hyjnë në vend përmes kufirit nga Greqia.

KOMENTO
       Bota
22 Gusht 2014
Virusi Ebola, Afrika e Jugut mbyll kufijtë
Afrika e Jugut thotë se shtetasit që vijnë nga vendet e prekura me virusin Ebola nuk do të lejohen
KOMENTO
       Sport
22 Gusht 2014
Partizani kërkon trofe, prezanton edhe 2 blerje
Partizani është i kompletuar tashmë. Merkatoja e kuqe është mbyllur, ndërsa trajneri Duro dhe të tijtë janë gati për startin e sezonit të ri. Një start që ka për synim të panegociueshëm "stacionin" final: fitimin e trofeve.
KOMENTO
       Kulture
21 Gusht 2014
Kadare: Nuk u jap rëndësi xhuxhëve dhe spiunëve
Vetëm gjykimit të popullit të vet nuk do të donte dhe nuk do të mundte t’i shmangej, ndërsa “xhuxhëve e spiunëve” Ismail Kadare ka mësuar të mos u japë më shumë rëndësi seç duhet. Kështu shprehet ai gjatë një bisede me arkitektin e piktorin Maks Velo, botuar në librin “Zhdukja e ‘Pashallarëve të kuq’ të Kadaresë, anketim për një krim letrar” (“Onufri” 2002)
KOMENTO (8)
       Metropol
22 Gusht 2014
Adelina Berisha: Kërkoi një mashkull të sinqertë
A dalim" titullohet hiti më i ri nga Adelina Berishës. Tejet sensuale, këngëtarja ka bërë për vete publikun me klipin e saj. Edhe pse është përfolur se ka kopjuar divën, Beyonce, Adelina shprehet se nuk ka qenë ky qëllimi.
KOMENTO
       Teknologji
21 Gusht 2014
Karrigia e padukshme që ju lejon të uleni kudo dhe në çdo kohë
Është një karrige e padukshme që shfaqet në mënyrë magjike kurdo që ju nevojitet. Quhet Chairless Chair dhe ju mund ta vendosni atë tek këmbët tuaj si një skelet i jashtëm
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
 
 
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Thellohet deficiti i skemės sė pensioneve, 78 mld lekė nga buxheti
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Tė gjithė i njohin faktet e inkriminimit tė Parlamentit, vetėm Rama hesht
 
 
BALKANWEB.TV
Skandali nė Sarandė, Rama: Edhe Noka e Topalli ndėrhynin pėr punėsim
 
 
BALKANWEB.TV
Kėrkon seks, pyet 8 meshkuj, vetėm njėri e refuzon. Ja arsyeja!
 
 
BALKANWEB.TV
Ice Bucket Challenge, Emina Cunmulaj nominon Sali Berishėn
 
 
BALKANWEB.TV
E rrallė, njė grua nga Vlora: Mė ėshtė helmuar shtėpia nga boja qė e leva
 
 
BALKANWEB.TV
Nipi i Ardian Bitrajt, i dyshuari i tretė pėr vjedhjen nė BSH
 
 
BALKANWEB.TV
Skandali seksual nė Sarandė, Veliaj: Ndihmė ekonomike Elvira Gegės
 
 
BALKANWEB.TV
Nishani- Ibuki: Klima e favorshme nxit biznesin japonez pėr investime nė Shqipėri
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Energjia, Qeveria direktiva pėr tė faturuar sa mė shumė qytetarėt
 
 
BALKANWEB.TV
Reforma Territoriale, Nishani konsulta me kryekomunarėt: Tė mbėshtetet nė Kushtetutė
 
 
BALKANWEB.TV
'Dinamo', policia bllokon futjen e mallrave nė treg, 'pėrleshje' me tregtarėt
 
 
BALKANWEB.TV
Shteti Islamik: Vramė njė gazetar amerikan, mesazh SHBA-ve
 
 
BALKANWEB.TV
Reforma nė drejtėsi, Halimi: Pjesė nėse ka asistencė ndėrkombėtare
 
 
BALKANWEB.TV
Skandali, Gjykata jep ‘Arrest me burg’, Cane: Jam i pafajshėm
 
 
 
 
FOTOGALERI
Monika Kryemadhi solidarizohet me personat qė vuajnė nga ALS
 
 
FOTOGALERI
Shkodėr, asgjėsohen 35 mijė rrėnjė kanabis, banorėt pėrgjigjen mė armė
 
 
FOTOGALERI
Serena Williams luan tenis me taka!
 
 
FOTOGALERI
Ēiftet, kur ai ėshtė shumė herė mė i bukur se ajo...
 
 
FOTOGALERI
‘Behlul’ marrėzisht i dashuruar, pushime nė Greqi
 
 
FOTOGALERI
Shtėpia e ėndrrave tuaja!
 
 
FOTOGALERI
Modelja shqiptare, qė po “ēmend” Gjermaninė
 
 
FOTOGALERI
Fytyrat e femrave kur marrin njė propozim pėr martesė
 
 
FOTOGALERI
Kate Holmes sensuele nė kopertinėn e De Jour
 
 
FOTOGALERI
Mariah Carey dhe Nick Cannon drejt divorcit
 
 
FOTOGALERI
VIP, veshjet mė tė shpifura tė viteve ’90
 
 
FOTOGALERI
Louboutin krijon kėpucėn vetėm pėr Angelina Jolie
 
 
FOTOGALERI
Madonna nė Ibiza me look anti diell
 
 
FOTOGALERI
Mbi ēati ose tė varura, ja pishinat mė tė ēuditshme nė botė!
 
 
FOTOGALERI
Cara Delevingn nudo pėr parfumin e Tom Ford
 
 
FOTOGALERI
Conchita Wurst pozon me tė brendshme
 
 
FOTOGALERI
“Kryeqyteti” skocez ku anglezėt martohen fshehurazi prej tre shekujsh
 
 
FOTOGALERI
Ble makinėn 200 dollarė, gjen nė bagazh njė gjarpėr