FIER- Punimet për rehabilitimin e dy segmeneve të Unazës së Fierit, të konsideruara si problematike për qarkullimin e mjeteve, pritet të përfundojnë së shpejti. Gjatë një inspektimi në zonë, ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri tha se ndëhyrja për shtrimin e asfaltit në segmentin nga Rrethrrotullimi i Patosit deri në zonën pranë ish-QTU Fier, përfundon të dielën.

Kështu, duke filluar nga nesër, ky segment do të jetë i hapur për qarkullimin e mjeteve.

“Para dy javësh ne ishim këtu për të shënuar fillimin e punimeve për ndërhyrjen në këtë aks shumë të rëndësishëm por të lënë pas dore për shumë vite. Siç e shikoni, ky segment i unazës tanimë po transformohet plotësisht duke marrë pamjen e një rruge me standardet e duhura. Brenda 24 orësh do të përmbyllet puna për shtrimin e shtresave asfaltike dhe do të hapet qarkullimi për mjetet”, u shpreh Gjiknuri.
thumbnail_DSC_5660
Ndërkaq, po vazhdon puna rehabilituese në segmentin tjetër të Unazës së Fierit, nga rrethrrotullimi i Sheqit deri tek rrethrrotullimi i Patosit. Po punohet me intensitet ndërsa parashikohet që brenda një jave edhe ky segment i dytë i Unazës së Fierit të ketë përfunduar dhe të jetë i hapur plotësisht për qarkullimin e mjeteve.
thumbnail_DSC_5556
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb