Skuadra shqiptare e Dritës ka humbur edhe ndeshjen e kthimit për turin e parë eliminator të “Champions League” kundër Malmos.

Drita është mundur 2-0 në Suedi, duke u eliminuar kështu me rezultatin e përgjithshëm 5-0 nga ky kompeticion.

Kujtojmë që kjo ishte hera e parë e Dritës që merrte pjesë në “Champions League”, ndërsa tani ajo do të kalojë në “Europa League”, aty ku do të luajë në turin e dytë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb