SHBA – Superylli shqiptar Dua Lipa ka arritur në Kiev të Ukrainës. Bukuroshja nga Prishtina tashmë është konfirmuar si performuese në finalen e Champions League. Ajo do të performojë hitin e saj “Neë Rules” në një skenë të improvizuar gjignate që do të ngritet në fushën e stadiumit olimpik të Kievit.

dfd

Këngëtarja me suksesin e saj ka arritur të bindë institucionin më të lartë të futbollit evropian që të jetë përfaqësuesja artistike e mbrëmjes më të madhe të futbollit evropian.

Tashmë Dua ka arritur në kryeyqtetin e Ukrainës, ku ka paralajmëruar një performancë të zjarrtë. “U zgjova në Kiev. Ukrainë jam këtu për finalen e Champions League. Mezi pres që të më shihni. Duajeni dhe jetojeni”- u shpreh Dua në postimin e saj në Instagram.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: