TURQI – Këngëtarja Shqiptare me famë botërore Dua Lipa mbajti këtë të martë koncertin e saj të pare në Turqi. Ndryshe nga artistët e tjerë që zgjedhin Stambollin, Dua e zhvilloi këtë koncert në Antalya, në një kohë që ky qytet është tej mbushur me turistë nga e gjithë bota.

CNN Turk ka pasqyruar me foto momentet më të rëndësishme të koncertit ku Dua shfaqet duke kënduar hitet e saj më të mira. Si

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

pas mediave turke në audience kanë qenë shumë artistë turq të cilët dëshironin ta shihnin nga afër këngëtaren shqiptare e cila po shkëlqen në skenat botërore.

Në një prej fotove duket se një fans i është ngjitur në skenë 23 vjeçares e cila prej kohësh është renditur edhe në majat e klasifikimit turk me hitet e saj. Por mediat turke kanë vazhduar të pasqyrojne lajmin e kërkesave të çuditshme të Dua Lipas.

Në shumë kronika të televizioneve turke theksohej se këngëtarja Shqiptare kishte kërkuar doner dhe dhallë duke shkaktuar edhe nota humori në lajme. Nuk dihet nëse këto kërkesa të publikuara kanë qenë spekulime të mediave turke. por ato kanë qenë kryefjale e këtij koncerti të parë të 23 vjeçares nga Prishtina.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb