Klipi i këngëtares së njohur shqiptare Dua Lipa është më i klikuari ne vitin 2017.

Videoklipi i këngës së saj “New Rules” është shpallur klipi më i parë i një artisteje femër britanike në vitin 2017.

Kënga “New Rules” ka arritur këtë klasifikim në tabelën zyrtare të këngëve në Britani të Madhe dhe për herë të parë në të janë përfshirë platformat online si YouTube, Apple, Tidal dhe Spotifity për të pasur kështu një pasqyrë të muzikës në internet, shkruan DailyMail.

”Sapo mora lajmin që ‘New Rules’ është shpallur klipi më i shikuar i një artisteje Britanike në vitin 2017 dhe ka 60 milionë shikime vetëm në Britani të Madhe. A mund ta besoni? Unë nuk po mundem. Faleminderit shumë për mbështetjen dhe dashurinë, kjo do të thotë shumë për mua, këtë nuk do e kisha arritur pa ju”, ka shkruar Dua Lipa në postimin e saj në Instagram.

Këngëtarja ka theksuar, se pikërisht kënga “New Rules” ka pasur një rëndësi të veçantë për karrierën e saj si dhe ka kërkuar nga ndjekësit e saj, që të vazhdojnë ta përkrahin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: