Një valltare ka harxhuar rreth 85 mijë paund në kirurgji plastike për t’u dukur ndryshe. Ky është transformimi dramatik të Mary Magdalene, e cila tregon se më parë dukej si një femër e thjeshtë. 24-vjecarja nga Kanadaja ka ndërhyrë 3 herë në gjoks, 1 herë në hundë, mbi 15 herë në buzë për ti bërë si aktorja Angelina Jolie, si dhe në të pasme.

Ajo tregon se nuk është e penduar dhe po planifikon të bëjë disa të tjera, ndonëse babai i saj britanik nuk e pëlqen dhe i thotë se duket ekstreme.

“Nuk mendoj se isha e shëmtuar por dukesha shumë normale. Preferoj më shumë pamjen time tani dhe është shumë mirë për biznesin. Jam e sigurtë se nëse do kisha një karrierë tjetër, do të dukesha sërish normale”, tha Mary për Dail Mail.

 

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: