Redaksia e “Deutsche Welles” në greqisht boton analizën e specialistit gjerman për çështjet shqiptare, Andre Vildermot. Sipas tij Shqipëria dhe Kosova synojnë “nën një bashkim zyrtar të arrijnë një unitet sa më të fuqishëm të jetë e mundur”, gjë që sipas tij është një qëllim efektiv, duke marrë parasysh faktin se nuk kanë asnjë detyrim t’u përmbahen rregulloreve të BE-së.

Serbia, ndërkohë, ka tjetër formulë për trajtimin e çështjes. Një dekadë pas ndarjes së periferisë së Kosovës kërkon të rifitojë kontrollin mbi zonën.

Madje, pak ditë më parë gazeta proqeveritare serbe Politika shkroi në faqen e parë “Tirana dhe Prishtina themelojnë Shqipërinë e Madhe”.

Siç deklaroi dhe ministri i Mbrojtjes Serb Alexander Vulin “Të gjitha vendet ballkanike kanë arsye të tremben. Kjo ide është një disfatë që duhet shmangur me çdo kusht”.

Shqiptarët etnikë shfaqen diakronikisht të shpërndarë në më shumë se një vend ballkanik. Shpesh shqiptarët i krahasojnë me kurdët.

Për shumë shekuj jetonin nën zgjedhën otomane dhe vetëm 100 vite më parë fituan pavarësinë e një vendi sovran. Deri më sot i bashkon gjuha dhe adhurimi i heroit mesjetar Skënderbeu, i cili organizoi lëvizjen kryengritëse kundër Perandorisë Otomane në shekullin e 15.

Akoma dhe sot buste të Skënderbeut janë në mjaft zona shqiptare, ndërsa këtë periudhë po i ndërtojnë një akoma në Ulqin, qytetin e banuar kryesisht nga shqiptarë në Malin e Zi.

Gjithsesi, në Kosovë partia e dytë “Vetëvendosje” nga madhësia shprehet hapur pro bashkimit me Shqipërinë. Në Korrik vdiq Adem Demaci, shkrimtari dhe politikani 82-vjeçar, simbol i betejës (përpjekjes) për pavarësinë e Kosovës dhe të drejtat e Shqiptarëve, i nderuar me çmimin Zaharof të BE-së. Në varrimin e Demacit, politikanët më të mëdhenj të Kosovës e nderuan si “Ati i Kombit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb