Një bombë ka shpërthyer gjatë natës jashtë selisë së historike të partisë Lega në Treviso, në zonën industriale të Villorbas.
Shpërthimi nuk ka shkaktuar dëme në strukturën e objektit dhe as në njerëz. Një bombë e dytë u shpërthye me komandim nga policët.

“Duan të na ndalojnë, por dhunuesit dhe kriminelët nuk na trembin, ecim përpara, më të fortë se më parë”, komentoi ministri i Brendshëm Matteo Salvini.

Hipoteza është se ata që vendosën dy bomba kishin për qëllim të bënin një atentat të vërtetë. Burimet nga Lega, të konfirmuara nga hetuesit, thonë se bomba e parë është vendosur për të tërhequr vëmendjen, ndërsa e dyta, një tenxhere me presion e mbushur me gozhdë do të shpërthente kur dikush të kishte këpuste fijen e najlonit, të vendosur në tokë, në të cilën ishte lidhur bomba.

Sulmin e mori përsipër e ashtuquajtura qeliza anarkiste, “Haris Hatzimihelakis/ Internazionale”. Bëhet fjalë për një fletushkë të botuar në ëeb më datën 12 gusht 2018 ku pretendon të ketë “sulmuar me një bombë selinë e Legas në Treviso” dhe i referohet këtij gjesti me ftesën “e nisur nga shokët e qelizës ‘Santiago Maldonado’, të cilët kanë propozuar të intensifikojnë sulmet ndaj paqes së përfaqësuesve dhe bashkëpunëtorëve të sundimit”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb