Një aksion i Njësive Speciale të Policisë, dje në lagjen “Kalabria” të Prishtinës, ka rezultuar me arrestimin e katër personave. Tre prej tyre kanë qenë të huaj, kurse një kosovar. Kjo është konfirmuar mbrëmë edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Aksioni ka rezultuar me ndalimin e katër personave të dyshuar, tre shtetas të huaj dhe një kosovar. Veprimet e mëtejshme janë në proces nga autoritetet për kompletim”, tha Hoxha.

Prej katër të arrestuarve, dy kanë qenë nga Mali i Zi, shkruan Vijesti.me.
Gazeta e njohur malazeze ka zbuluar se të arrestuar janë Mari Milosheviç dhe Djorgje Paviçeviç.

Mario Millosheviç ishte i arrestuar për një vrasje në Cetinje të Malit të Zi.
Kurse Gjorgje Paviçeviç ishte i akuzuar për veprën penale rrëmbim dhe zhvatje, në një rast që kishte ndodhur në vitin 2015 në Kotor. Ai kishte ikur nga spitali ku po vuante dënimin.

Një dëshmitar i gazetës malazeze Vijesti ka thënë se në banesën e të dyshuarve janë gjetur armë dhe drogë.

Dyshohet se Mario Millosheviç kishte kryer edhe vrasje të tjera në Mal të Zi si pasojë e një konflikti mes grupeve të armatosura, të cilat vazhdojnë të jenë objekt hetimi nga Policia e Malit të Zi.

Përveç vrasësve me pagesë, ka arrestuar edhe pjesëtarë të BIA-s serbe. Disa nga të arrestuarit janë të kërkuar nga INTERPOL-i.

“Në aksionin në lagjen ‘Kalabria’ të Prishtinës, përveç vrasësve me pagesë, janë arrestuar edhe pjesëtarë të shërbimit sekret serb – BIA-s”. Ndërkohë, është njësia elitare e Policisë së Kosovës – FIT, ajo e cila realizoi aksionin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb