Ndeshja e “Europa League” mes Zenit Petersburg dhe Dinamo Minsk ka ngjallur mjaft dyshime për manipulim rezultati.

Takimi i parë i luajtur në bjellorusi kishte përfunduar 4-0 në favor të vendasve, ndërsa sonte, deri në minutën e 72-t kur Pardes doli me të kuq për rusët, Zeniti udhëhiqte 2-0.

Megjithatë deri në kohën e rregullt të lojës ekipi rus arriti të realizonte edhe 2 gola të tjerë, duke e dërguar takimin në shtesë.

Fillimisht është Dinamo Minsk që gjen rrjetën, duke lënë të mendohej se do të kalonte në turin tjetër. Kur të gjithë mendonin se gjithçka kishte përfunduar, Zenit zgjohet dhe shënon me shumë lehtësi 4 gola të tjerë, duke mbyllur 120 minutat me rezultatin e përgjithshëm 8-1, për të realizuar një përmbysje të çuditshme.

Në përfundim të ndeshjes, rrjetet sociale dhe forumet e tifozëve u mbushën me akuza të rënda për trukimin e kësaj sfide.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb