Igli Tare vazhdon gjuetinë e talenteve. Drejtori sportiv i Lacios ka zyrtarizuar një tjetër afrim për të ardhmen. Bëhet fjalë për talentin shqiptar Progon Maloku.

Sulmuesi i cili u rrit në akademinë e Bajern Mynih ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me skuadrën kryeqytetase dhe do të kalojë te skuadra e primaverave që drejtohet nga trajneri Bonati.

Maloku është vetëm 18-vjeç dhe është një talent premtues që pritet të shpërthejë te skuadra e Lacios. Kujtojmë që sulmuesi ka qenë i grumbulluar me Shqipërinë U-18 dhe U-19.
Burimi:http://www.panorama.com.al/sport/e-bujshme-kontrate-3-vjecare-igli-tare-merr-talentin-shqiptar-te-lacio/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: