Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Gjermani pasi një kompani ajrore ka kërkuar ndjesë për shkak se 106 pasagjerëve i  është dashur të qëndrojnë në aeroportin e Stuttgart-it në jugperëndim të Gjermanisë, pasi një nga fluturimet e saj u anulua në çastet e fundit për shkak të bashkë-pilotit të dehur, transmeton Anadolu Agency.

Pak para se fluturimi i kompanisë TAP Air Portugal të premten mbrëma të fluturojë për në Lisbonë, një i punësuar në aeroportin e Stuttgart-it vërejti se bashkë-piloti i avionit mezi mbahej në këmbë dhe kundërmon në alkool. Mbi këtë lajmëroi menaxhmentin e aeroportit, i cili vendosi të mbajë avionin në tokë. Nuk bëhet e ditur nëse bashkë-piloti 40 vjeçar është vënë në paraburgim apo do të ketë ndonjë përgjegjësi.

Mediat gjermane lajmërojnë se të gjithë 106 pasagjerëve u është siguruar qëndrimi në hotel. Sipas burimit të njëjtë, pasagjerët për në Lisbonë mund të udhëtojnë madje të hënën.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: