MALLAKASTER– Katër gra dhe një burrë janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohen për prodhim të lëndëve narkotike. Gratë e moshës 30-47 vjeç janë kapur në flagrancë duke përpunuar kanabis në banesën në pronësi të 24-vjeçarit Gazment Allkaj, në Mallakastër.

Në pranga janë vënë shtetasit: Gazment Allkaj, 24 vjeç; L.J., 41 vjeçe; F.J., 30 vjeçe; O.J., 47 vjeçe; I.J., 31 vjeçe.

Arrestimi u bë pas informacioneve operative se në banesën e shtetasit Allkaj ishte në proces përpunimi një sasi lënde narkotike kanabis.

Në banesën në fshatin Çorush është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 349 kg lëndë narkotike, një pjesë në proces përpunimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: