Humbja e United këtë javë në “Premier League” kundër Brighton ka shërbyer si indicie për Paul Schols, legjendën e “djajve të kuq”, për të kritikuar Pogba-n.

Schols është shprehur kështu: “Menduam se ai do të ishte lider, por gabuam, pasi bëri një ndeshje zhgënjyese.”

Fjalë këto që nuk i kanë pëlqyer futbollistit, por më shumë agjentit të tij, Mino Raiola, i cili ka reaguar ashpër në rrjetet sociale. Fillimisht agjenti italo-holandez ka shkruar: “Disa njerëz kanë nevojë të flasin nga frika për të mos u harruar. Paul Scholes nuk do njihej si lider edhe nëse do ishte përballë Winston Churchill.”

Më pas Raiola ka shkruar një tjetër mesazh në rrjetet sociale: “Është më mirë që Paul Scholes të bëhet drejtor sportiv tek United dhe t’i këshillojë drejtuesit aktualë që ta shesin Pogba. Do të kalonin netë të gjata për t’i gjetur Pogba një ekip të ri…”

Në këtë mënyrë Raiola me një gurë ka goditur dy zogj. Prej kohësh flitet se Pogba mund të largohet dhe ky me siguri është edhe një mesazh për Manchester United.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb