TIRANE- Nëse dikush nga ju e ka parë këtë person, bëni mirë të njoftoni policinë, pasi ai është autor i vjedhjes të paktën dy telefonave në një dyqan në Tiranë.

E gjithë skena, e cila shihet dhe në videon e siguruar nga BalkanWeb, duket qartë që djali me kapele grabit 2 celularë në një hark kohor prej 15 minutash.

Ndërkohë, një qytetar ka dërguar në Agjencinë ‘BalkanWeb’ jo vetëm videon, por edhe disa foto të autorit të vjedhjes nga afër, duke lehtësuar kështu dhe punën për identifikimin e tij. Ndaj ata që e njohin të bashkëpunojnë me policinë.

“Vjedhja ka ndodhur pranë, Posta Shqiptare në qendër policia i ka marr materialet dhe e kemi denoncuar po ditën që ndodhi. Ngjarja ndodhi para 1 viti e 7 muaj dhe gjatë gjithë kësaj kohe kemi qenë në pritje të policisë, por e kotë. Po ju drejtohemi juve si media që të publikoni fotot dhe videot, se mbase e njohin lexuesit dhe kështu identifikohet lehtë ky tipi”, shkruan pronari i dyqanit te celulareve ne adrese te BalkanWeb.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: