Kylian Mbappe pavarësisht se nuk arriti të shënonte kundër Belgjikës bëri sërish një paraqitje pozitive, duke treguar edhe një herë se është një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm.

Në intervistën pas ndeshjes gjysmëfinale të Botërorit 19-vjeçari mbi të tjera foli edhe për “Topin e Artë”. I pyetur nga gazetarët mbi mundësinë e fitimit të këtij çmimi individual Mbappe ka befasuar jo pak me përgjigjjen.

“Nuk më plas fare. Unë dua Botërorin, dua te fle me të,”-deklaroi Kylian për televizionin francez “TF1”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb