KAVAJE- (foto ilustruese) Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kavajë, ku një viktimë ka ngelur një 12-vjeçare.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 tek mbikalimi në Kavajë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen e mitur me inicialet Sh.T., e cila ndërroi jetë në spital.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 23.06.2018, rreth orës 11:30 tek mbikalimi në Kavajë, mjeti me targë AA396HJ, me drejtuese shtetasen M. J., ka aksidentuar fëmijën e mitur SH. T.,12 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Drejtuesja e mjetit, shtetasja M. J., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: