Milot- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në vendin e quajtur “Ura e Zogut” në Milot pasi një i ri 14-vjeçar është mbytur teksa lahej në lumin Mat.

14-vjeçari kishte shkuar së bashku me shokët e tij në vendin e quajtur “Ura E Zogut” për t’u larë, por nuk ka arritur të dalë prej lumit.

Familjarët kishin denoncuar që dje zhdukjen e djalit dhe sot pas kërkimeve të shumta të tyre dhe policisë është gjetur dhe trupi i pajetë.

(e.k/BalkanWeb)