Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen eliminatore të “Europa League” mes Sturm Graz dhe AEK Larnaca.

Në një moment gjatë pjesës së dytë kur skuadra qipriote po udhëhiqte me rezultatin 0-2, një tifoz në stadium ka goditur me shishe në kokë arbitrin anësor. Ky i fundit është shtrirë në fushë i gjakosur pasi është çarë në kokë.

Episodi solli ndërprerjen e takimit, por kur u mendua se ndeshja do të mbyllej skuadrat u kthyen në fushë për pjesën e mbetur të lojës. Në fund ndeshja u mbyll po me të njëjtat shifra, por për skuadrën austriake pritet të ketë një dënim të rëndë nga UEFA.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb