VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Në lagjen “Lef Sallata” është hedhur nga kati i tetë i pallatit shtetësja Y.H., rreth 88 vjeçe e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Dyshohet se gruaja ishte në depresion dhe kishte probleme familjare.

Ngjarja ka shkaktuar shumë panik tek banorët, të cilët janë mbledhur rreth trupit të pajetë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: