TIRANE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në vendin e njohur ‘Shpella e Pëllumbasit’ në Tiranë, ku dy turistë shqiptarë kanë rënë nga lartësia. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15.

Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet Xh. S., dhe F. D. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa tjetri ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 19.05.2018, rreth orës 12:15, te “Shpella e Pëllumbasit”, kanë rënë nga lartësia shtetasit Xh. S., dhe F. D., ( pjesë të një grupi turistësh shqiptar).
Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb