Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi pritet të rikthehet në stol, pas dështimit te Alaveshi. Për 61-vjeçarin ka mbërritur ofertë konkrete nga ekipi i Luganos në Zvicër. Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb”, italiani është duke shqyrtuar ofertën dhe marrëveshja duket shumë pranë.

Pas suksesit historik me Shqipërinë, De Biazi do të kërkojë një tjetër sukses historik me skuadrën zvicerane. Kujtojmë që në sezonin 2016-2017 kjo skuadër u drejtua nga ish-ndihmësi i De Biazit, Paolo Tramexani, i cili arriti ta kualifikonte në kupat e Europës.

Gjithashtu pjesë e Luganos ka qenë edhe sulmuesi Armando Sadiku, i cili u shndërrua në idhullin e tifozerisë. Në total me fanellën e skuadrës zviceriane, Sadiku shënoi 33 gola.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/e-zbulojne-mediat-italiane-de-biazi-prane-akordit-me-skuadren-e-njohur/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb