NGA FATMIR POPJA

ELBASAN- Është zhvilluar ditën e sotme në stadiumin “Elbasan Arena” projekti i organizuar nga ana e FSHF-së “Topi Yt”. Për të dytin vit radhazi institucioni më i lartë i futbollit në vend siguron me topa të gjitha ekipet e vendit, për të gjitha ligat dhe kampionatet, duke u siguruar në këtë mënyrë bazën materiale skuadrave pjesëmarrëse në aktivitetet sportive.

Në këtë nismë të FSHF-së ishte i pranishëm anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Bardhyl Jera, si edhe ish-futbollisti i njohur i Kombëtares, Sulejman Demollari.
36404733_457298834695958_5702801818363363328_n
Në fjalën e tij, Jera pohoi se FSHF do të jetë gjithnjë në ndihmë të ekipeve pjesëmarrëse në aktivitete futbollistike.

Këtë projekt e përshëndetën edhe dy trajnerët e moshave në Elbasan, Dhimitër Gjika dhe Durim Sadiku, të cilët falënderuan FSHF-në për këtë nismë.
36383621_457299048029270_983363226622230528_n
Për ta bërë sa më të bukur këtë aktivitet ishin pjesëmarrëse ekipet e moshave të Qarkut të Elbasanit, të cilët do të jenë përfituesit direktë të projektit “Topi Yt”.
36283319_457299138029261_2344990553784975360_n

36359952_457299164695925_7759831084287655936_n

36383621_457299048029270_983363226622230528_n
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb