Gjithnjë diskrete sa i takon detajeve në lidhje me jetën e saj private, këngëtarja e njohur shqiptare befas është kthyer në fokusin e mediave ditën e sotme. Thuajse, në të gjitha portalet është shkruar për atë që etiketohet si lidhja e re e dashurisë së Elhaida Danit me artistin Branimir Agovi.

Class kontaktoi këngëtaren Dani. E habitur dhe njëherësh e surprizuar nga gjithçka është shkruar në media, Elhaida u shpreh për Class se nuk ka asnjë vërtetësi në historinë që përflitet mes saj dhe Agovit. “Ne kemi qenë shokë të ngushtë fëmijërie, kemi studiuar në Shkodër në të njëjtën shkollë dhe kemi ndarë të njëjtën klasë. Përveçse shokë të ngushtë, ne gëzojmë sukseset e njëri-tjetrit, por asgjë më shumë se kaq”, u shpreh ajo.
-640-0-5b0e6f616999d
Ndoshta, kanë qenë fotot e fundit që i kanë “trazuar” mendjet e të gjithëve, për të aluduar rreth një historie të mundshme të të dyve, por siç konfirmon artistja shqiptare ata janë thjesht shokë shumë të ngushtë dhe asgjë përtej këtij raporti nuk ka mes tyre. Aktualisht, Branimiri i është rikthyer projekteve të tij artistike në Operën e Vjenës, si një prej solistëve të njohur atje, ndërsa Elhaida siç zbulon vet ajo është duke u marrë me përgatitjet e fundit për projektin e “Notre Dame de Paris”, ku ajo do të interpretojë Esmeraldën në një tur artistik që nis në gusht në Kanada. S’na mbetet gjë tjetër, vetëm t’u urojmë shumë suksese të dy artistëve shqiptarë me famë botërore!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: