Eden Hazard pohon se është i zhgënjyer pas eliminimit. Ai ende beson se Belgjika ishte skuadra më e mirë e këtij turneu, por jo më e forta.

“Ne jemi skuadra më e kompletuar. Askush nuk e ka potencialin tonë, por nuk jemi mjaftueshëm të fortë për të thyer një ekip kaq solid dhe kaq cinik sa Franca. Jam i zhgënjyer sepse e meritonim të shkonim në finale, por pikërisht atëherë kur duhej të tregonim se dimë të bëjmë gjëra të mëdha, nuk arritëm të gjenim të paktën një gol. Është e pashpjegueshme se sa i pamëshirshëm është futbolli.

Sot nuk fitoi skuadra që luan më mirë apo më bukur, fitoi thjesht skuadra më e bashkuar dhe më e disiplinuar në fushë”, tha pas ndeshjes ylli i Çelsit. Deklaratat e tij janë interpretuar nga media edhe si një sulm që i ka bërë ai trajnerit Martinez, sidomos për mënyrën sesi e kishte vendosur skuadrën në pjesën e parë. “Unë gjithsesi do të bëj tifo për Francën. E kam thënë gjithnjë se jam një fans i ‘Gjelave’ dhe do të vazhdoj t’i mbështes deri në fund”, u shpreh numri 10 i Belgjikës.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/hazard-franca-luan-shemtuar-por-te-mund/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb