Pavarësisht se iu desh të merrte valixhet dhe të nisej për në shtëpi bashkë me skuadrën, duke braktisur kështu kampionatin e botërorit në Rusi, trajneri i kombëtares gjermane Joachim Löw do të vazhdojë të mbetet në këtë post.

Mediat gjermane “Sport Bild” dhe “Bild” shkruajnë për vendimin në fjalë. Kujtojmë se gjashtë ditë më parë Joachim Löw dhe ekipi i tij u kthyen nga Kampionati Botëror në Rusi, ku u eliminuan pas ndeshjeve në grupe.

Gjermania zuri vendin e fundit në këtë grup, pas një fitoreje kundër Suedisë dhe humbjeve me Meksikën dhe Korenë e Veriut. 58-vjeçari Low tashmë ka marrë vendim që të vazhdojë kontratën e tij me Federatën e Futbollit të Gjermanisë (DFB). Sakaq, presidenti i Federatës Reinhard Grindel nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike.
(ed.me.BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb