ITALI- Policia italiane ka arrestuar sot dy shqiptarë, të dy 47-vjeçarë, në provincën e Komos pasi u kapën me 17.5 kg heroinë dhe 8 kg substancë që përdoret për prerje. Të arrestuari janë Armando Xifaj dhe Ermir Daci (personat që shihni në foto).

Ata janë arrestuar në provincën e Komos pasi u kapën me 17.5 kg heroinë dhe 8 kg substancë që përdoret për prerje. Policia italiane thotë se nëse do të hidhej në treg droga e kalonte vlerën prej 300 mijë eurosh.
Sasia e sipërpërmendur u sekuestrua gjatë kontrollit në apartamentin e tyre. Heroina ishte e ndarë në 33 pako që ishin të fshehura në dy çanta, ndërsa policia përveç drogës sekuestroi edhe një peshore dhe 50 mijë euro, shkruan agjensia italiane e lajmeve, Ansa.

arresti eroina como
arresti eroina como

Autoritetet italiane kanë nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes dhe gjurmimin e gjithë rrjetit të trafikantëve, por deri më tani mësohet se po punohet dhe për identifikimin e një shqiptari tjetër.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: