GJIROKASTER – Policia ka mundur të vërë në pranga një të dënuar me 6 vite burg për drogë në Gjirokastër.

I arrestuar nga uniformat blu është i shumëkërkuari Fatmir Zhupa nga Salaria e Tepelenës.

42-vjeçari u arrestua rreth orës 15:00 gjatë një operacioni policor në lagjen ’18 shtatori’, rarpoton policia.

Zhupa u arrestua në banesën e tij që e kishte marrë me qera pas shkollës 9 vjeçare ‘Koto Hoxhi’.  Ai konsiderohet si një ndër personat më të kërkuar nga policia shqiptare.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Përmet me nr.vendimi 54/22-2016-38, datë 14.12.2016, e ka dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim,” shkruhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Përmet për veprime të mëtejshme, neni 284/2, i Kodit Penal.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: