ITALI- Një i ri shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Fano, në Italio. Shqiptari Gersi Ura, 22 vjeç, baba i një vajze të vogël 2 vjeçe, humbi jetën pasi u përplas me motor me anësoret e rrugës.

Ai po kthehej në shtëpi, tek partnerja e tij dhe vajza në lokalitetin e Tornos. Pak metra para se të mbërrinte, i riu është përplasur me motor dhe më pas ka rënë në hendekun në anë të rrugës.

Sapo kishte kaluar ora 6:15 kur 22-vjeçari, kamerier në Tavernën e Peshkatorëve në Lido di Fano, po kthehej në shtëpi pas një nate pune që ishte ndjekur nga disa orë me miqtë.

Urgjenca ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes e njoftuar nga dëshmitarët por mjeku nuk ka mundur të bëjë asgjë për të riun, vetëm ka konstatuar vdekjen. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb