TIRANE- Një 24-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka vjedhur një biçikletë “Mobike” të Bashkisë të Tiranës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Rinolsi Bukacin.

Ai u kap në rrugën “Lord Bajron”, gjatë kohës që po qarkullonte me të.

NJOFTIMI I POLICISË
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, arrestuan shtetasin Rinolsi Bukacin, 24 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas pasi vodhi një biçikletë “Mobike” të Bashkisë u ndalua nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3 në rrugën “Lord Bajron”, gjatë kohës që po qarkullonte me të.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb