VLORE – Ridvan Zykaj është autori i masakrës së shkaktuar sot në Vlorë me 8 të vdekur.

Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj, njofton policia.

Mendohet se Zykaj është shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës pak kohë më parë, raporton gazetari Enrik Mehmeti për BalkanWeb

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij, ndersa ai eshte i armatosur me kallashnikov dhe dy karikatore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

e.f/BalkanWeb

Etiketa: