Në një prononcim për “Radio Kiss Kiss”, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka shtangur të gjithë tifozët të cilët prisnin që këtë merkato të afroheshin emra të mëdhenj në skuadër.

De Laurentiis është shprehur qartë duke deklaruar se Napoli nuk mundet ta përballojë rrogën e Cavani-t, ndërsa për Benzema-n dhe Di Maria-n numri 1 i napolitanëve thotë se janë të vjetër.

“Ardhja e Cavani-t në Napoli është një mashtrim. Cavani fiton 20 milionë euro bruto çdo 10 muaj, ndaj unë nuk mendoi se ai do të përgjysmojë pagën e tij. Nëse më thërret dhe është i gatshëm ta bëj këtë, atëherë në rregull. Në duhet të risim Milikun që është një sulmues i mirë por ka vuajtur nga dëmtimet. Duhet të mendojmë për të ardhmen,”- shprehet presidenti napoletan.

Për Benzema-n dhe Di Maria-n: “Nuk i marr Di Marian dhe Benzemanë vetë se duhet të kënaq trajnerin. Me gjithë respektin, por janë të vjetër. Mund t’iu them se do të vij një sulmuesi pykë dhe vetëm kaq.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb