Ndeshjet e zhvilluara dje në Superligë rritën ndjeshëm shanset e Vllaznisë për të mbijetuar edhe këtë sezon në elitën e futbollit shqiptar. Kjo për meritë jo vetëm të skuadrës shkodrane, por edhe të Laçit, skuadrës që mundi Kamzën në transfertë.

Në fakt Vllaznia e priste që kurbinasit të jepnin maksimumin në këtë sfidë, pasi pjesë e ekipit të Laçit janë edhe 3 futbollistë shkodran. Njëri prej tyre, Ndriçim Shtubina, ishte një nga më të kritikuarit në ndeshjen që Laçi luajti ndaj Vllaznisë. Ai pati një debat me tifozët shkodranë, sepse ata e akuzuan se kërkon të hedhë ekipin e vendlindjes së tij nga kategoria.

Pas ndeshjes të luajtur dje në një intervistë për “Shkodra Neëws” Shtubina ka sqaruar gjithçka. Me tej futbollisti ka akuzuar ish-trajneri Gjoka për situatën në të cilën ekipi shkodran ndodhet.

Shtubina, një fitore e rëndësishme ajo ndaj Kamzës. E ka siguruar tashmë Laçi Europën, duke marrë parasysh se ndeshjen e fundit e luan ndaj Teutës që ka siguruar mbijetesën ?

– Ndaj Kamzës ishte një fitore e rëndësishme për ne dhe besoj se do të shkojmë në Kupat e Europës pas përfundimit të këtij sezoni. E vërtetë që Teuta e ka siguruar mbijetesën, por ne në Laç jemi shumë të fortë dhe besoj se do i bëjmë një mbyllje të bukur kampionatit

Fitorja ndaj Kamzës mban në lojë edhe Vllazninë. Bashkë me Nikën dhe Fangajn luajtët edhe për skuadrën shkodrane ?

– Ajo që mund të them është se e kam vuajtuar shumë këtë ndeshje sepse na duhej fitorja për shumë arsye. Në rradhë të parë për veten tonë, sepse pretendojmë Europën, por dhe një motiv më shumë ishte për Vllazninë, duke parë që kjo fitore e mban në lojë edhe Vllazninë. Kemi diskutuar të 3 shkodranët me njëri-tjetrin dhe ju kam thënë që Shkodra i ka sytë edhe nga ne si djem shkodranë që jemi. Ne duhej të bënim detyrën siç na takonte.

shtubina1

Kë fajësoni për këtë gjëndje të Vllaznisë, veçanarisht këtë sezon ? Lojtarët, trajnerin, bashkinë apo të gjithë bashkë ? Dhe si e komentoni largimin e trajnerit Gjoka ?

– Këtë gjëndje e ka krijuar tranjeri Gjoka. Isha i pari në janar që kam folur për të. Në merkaton e janarit ai është pyetur për mua, por ka anashkaluar emrin tim për tu rikthyer tek Vllaznia. Unë nuk e harroj veprimin e tij, dhe po i them tani Gjokës që po të isha edhe unë tranjer i Vllaznisë do e kisha shpëtuar me kohë. Jam shumë më i madh se Gjoka në çdo aspekt. Ai erdhi si një luan dhe iku si një lepur.

Keni besim se Partizani do të luajë drejt ndaj Kamzës dhe Vllaznia do mbijetojë ?

– Po, po kam besim se Partizani do të luaj drejt dhe Vllaznia do të shpëtojë edhe këtë sezon. Shpresoj që të jetë viti i fundit që luan për mbijetesë.

Do të vijojë Shtubina të jetë pjesë e Laçit edhe për sezonin e ardhshëm ?

– Në futboll nuk i dihet asnjëherë, por unë mund t ju them me bindje të plotë se këtu në Laç ndihem si mbret.

(e.k/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb