Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka filluar një vizitë historike në Greqi ditën e sotme. Përveç mbrojtjes me 200 truproja, policia greke gjithashtu do të vendosë 2800 oficerë për të marrë pjesë në një operacion të sigurisë së nivelit presidencial të SHBA-së për të mbrojtur Erdoganin.

Dy avionë F-16 shoqëruan turkun gjatë udhëtimit të tij në Greqi.

“Ne po marrim çdo masë të nevojshme,” thë për The Guardian, ministri i rendit publik grek, Nikos Toskas. “Siguria do të jetë e një niveli të ngjashëm me atë të vizitës së Barck Obamës, çdo detaj është planifikuar”.

Λεπτό προς λεπτό η επίσκεψη Ερντογάν στην Αθήνα

Vizita historike dy-ditore është udhëtimi i parë zyrtar që një kreu i shtetit turk i ka bërë Greqisë. Njësitë e posaçme të forcave Elite, duke përfshirë 200 komando dhe specialistë për shkatërrimin e bombave, janë dërguar në një operacion mbikëqyrjeje që do të shohin snajperë të vendosur në shumë ndërtesa përgjatë rrugëve ku do të kalojë udhëheqësi turk.

Vizita e Erdogan vjen pas arrestimeve në Athinë të 9 shtetasve turq të akuzuar këtë javë si anëtarë të DHKP-C, një grup militant marksist që ka marrë përgjegjësinë për disa nga shpërthimet kamikazë në Turqi.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: