Christian Eriksen, mesfushori kreativ i Tottenham, duket se po mendon një të ardhme tjetër larg “Premier League” dhe ‘spursave’. Mediat spanjolle shkruajnë se danezi dëshiron të jetë pasuesi i Andres Iniestës te Barcelona.

“El Mundo Deportivo” këtë e bën fakt dhe shkruan se përfaqësues të lojtarit janë në kontakte me klubin katalanas.

Eriksen në fakt nuk dëshiron të ketë iluzione të kota, siç ka ndodhur në të kaluarën, ndaj dhe së pari kërkon të sigurohet, nëse Barcelona e dëshiron vërtet ta ketë atë si pasardhësin e Iniestës apo jo.

Eriksen ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me Totenhemin në ‘Premier League’, duke qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës londineze. Barcelonës do t’i bënte punë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb