TIRANE – Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, i ftuar në Rtsh, krahas komentit të tij mbi ndeshjen mes Portugalisë edhe Spanjës, pati edhe një batutë për presidentin e FSHF-së, Armand Duka

“Për fat të keq, Portugalia nuk ishte si ekip nga Kristiano e poshtë. Repartin e mbrojtjes te Spanja e prishi Naço, sepse ishte shumë neglizhent. Spanja pati të vështirë vertikalizimin. Në këtë ndeshje, u tregua se futbolli i Europës ishte në një nivel tjetër me skuadrat nga vendet e tjera. Kush e fiton Botërorin? Mendoj se e fiton Partizani, me arbitër Armand Dukën(qesh.) Në finale shoh Spanjën me Francën” – deklaroi Braçe.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: