TIRANE – Modelja Erjona Sulejmani u bë shumë e njohur për publikun shqiptar pas martesës me futbollistin shqiptar që luan për Zvicrën Blerim Xhemaili.
Edhe pse ata prej pak muajsh janë ndarë ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Pas ndarjes ajo dha shumë intervista, ku u shpreh se futbollistët janë shumë të lodhur në shtrat.
Erjona së fundmi ndodhet në Shqipëri, ku dhe është pjesë e panelit në një emision sportiv. Por mesa duket Erjona është lodhur nga futbollistët dhe ka filluar që të hedh sytë nga këngëtarët.
Së fundmi një postim në Istastory ajo ka publikuar një video, ku shihet teksa këndon këngën ‘Princess Diana’ . Ajo ka zbërthyer këmishën, duke nxjerr në pah gjoksin, ndërkohë që shfaqet duke kënduar këngën e reperit të njohur. Sigurisht që Erjona nuk ka nguruar të etiketoj dhe këngëtarin në këtë video provokuese.
(er.cu/BalkanWeb)