Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka nisur turin e koncerteve në Itali, por një prej fanseve të tij e ka surprizuar në Bari.

Vajza mbante në duar një pankartë në të cilën i shprehte dashurinë si artist dhe i kërkonte të martohej me të. “Ermal të dua, do martohesh me mua?”- shkruante fansja, emri i së cilës ishte Fracy.

Ermali ndërpreu koncertin dhe u fut midis turmës së publikut ku gjeti vajzën të cilën e puthi dhe përqafoi në shenjë falenderimi. Këngëtari më pas e ka marrë pankartën për t’ja treguar gjithë publikut.

Fancy, siç shkruajnë mediat ishte një vajzë 10 vjeçare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: