Grekët e lashtë, ilirët –paraardhësit e shumë shqiptarëve të sotëm – të ndjekur nga romakët, bizantinët dhe otomanët, të gjithë donin një copë të Shqipërisë. Dhe kush mund t’ju vërë faj. Afër Italisë dhe Greqisë, Shqipëria është një vend i qetë me popull mikpritës dhe një tokë të mbushur me thesare të lashta dhe natyrore, shkruhet në një artikull të prestiogjiozes britanike ‘Express’.

Ndoshta plazheve të saj ju mungon luksi i prekjes mesdhetare por është një vend i bukur tolerant i Ballkanit, ku ikonat e kuqe ortodokse dhe minaret e xhamive zbukurojnë vendet e shenjta.

Kryeqyteti shqiptar është i gjallë, i sigurtë dhe surreal. Pjesërisht mesdhetar, pjesërisht relike sovjetike, me blloqet e apartamenteve me ngjyrat e ylberit, qytetarët e Tiranës e shohin të ardhmen me shpresë, shkruhet më tej në artikullin e ‘Express’.

Të pyetur për reputacionin e Shqipërisë si fabrikë gangsterësh, ata thonë duke qeshur: “Nuk ka më telashe këtu, i kemi eksportuar të gjithë kriminelët”.

Vendet kulturore të Tiranës përfshijnë afreskun e historisë triumfaliste në hyrje të muzeut kombëtar klasik të mbushur me artefakte, minaret e xhamisë së Et’hem Beut të shekullit të 18-të dhe mozaikë të rrallë me lule.

Në mbrëmje Blloku vazhdon të mbetet vendi më i frekuentuar, një trekëndësh me vila dhe rrugë të mbushura me njerëz, aty ku elita komuniste dikur jetonte një jetë magjepsëse në izolimin e pasur.
(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb