Një ndër blerjet e para të Liverpoolit këtë sezon, Fabinho ka thënë se do të përpiqet ta bindë ish-bashkëlojtarin e tij te Monaco, Kylian Mbappe, për t’iu bashkuar atij te gjiganti anglez.
Mesfushori brazilian Fabinho e ndërroi klubin nga Ligë 1 për Liverpoolin për 45 milionë euro muajin e kaluar.

Jurgen Klopp ka bërë edhe dy blerja të reja pas tij, kosovarin e Zvicrës Xherdan Shaqirin dhe portierin brazilian nga Roma, Alisson Becker, për të rivalizuar klubet e Manchesterit, City dhe United, në garë për titull sezonin e ri.

Tani, Fabinho do edhe Mbappen në “Anfield”, i cili bëri paraqitje për t’u veçuar në Kupën e Botës dhe shënoi gol në finale ndaj Kroacisë duke i dhënë Francës Botërorin për herë të dytë.

“Mbappe tashmë e ka thënë këtë sezon se do të mbetet në PSG, por do të përpiqem ta bind dalëngadalë për të na u bashkuar”, tha Fabinho.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb