Kampionatin e nisi me humbje por në javën e tretë duket se Chelsea është kthyer ai i ‘vjetri’. Blutë e Londrës pasi mposhtën Tottenham javën e kaluar ia kanë dalë të triumfojnë sërish kundër Everton. Ekipi i drejtuar nga Ronald Koeman është mundur me rezultatin 0-2 në “Stamford Bridge”.

Chelsea që e nisi takimin pa dy lojtarë kyç të saj, Hazard i dëmtuar dhe Cahill për shkak kartonësh, iu fal golave të dyshes spanjolle Fabregas dhe Morata. Mesfushori zhbllokoi shifrat në minutën e 27-të, ndërsa Morata i stampoi ato në të 40-ën.

Chelsea vs Everton 2-0 | All Goal & Highlights… by allsporttv
Chelsea i Antonio Conte-s pas 3 javësh në “Premier League” renditet i 3-ti me 6 pikë, ndërsa Manchester United mban kreun me pikë të plota, 9-të.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb