Studimi i ri zbulon se mbi dy milionë përplasje me vetura, janë bërë pikërisht në kohën, kur shoferi është përfshirë në teshtimë.

Studiuesit nga Oblas Max Strength, kanë zbuluar se një e treta e të rriturve, e kanë problem të teshtijnë kur janë duke drejtuar makinën.

Sipas hulumtimit, dhjetë për qind e të anketuarve arrijnë të ndalojnë teshtimën kur kryejnë marrëdhënie seksuale, duke ngrënë, në takime pune, ose duke bërë grimin, shkruan tg.

Më se gjysma e njerëzve, kanë dëshirë të bëjnë një teshtimë të “zhurmshme dhe krenare”, ndërsa 94 për qind kanë thënë se e bëjnë këtë, vetëm kur janë vetëm.

Ndërkohë, një çerek i njerëzve pranojnë se teshtijnë disa herë me radhë, teksa vetëm 11 për qind e konsiderojnë teshtimën si diçka simpatike. Gjatë teshtimës, 60 për qind e njerëzve i vënë duart përpara, në vend se të përdorin facoletë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: