ROME– Polemikat janë rritur ndjeshëm në Itali në lidhje me masën e parë të rëndësishme ekonomike të qeverisë populiste, një dekret ligj me synimin për të favorizuar punësimin, por drejtuesit e sipërmarrjeve vlerësojnë se kjo masë nxit pasiguri dhe kufizon rritjen ekonomike.

Ky dekretligj i marrë 10 ditë më parë nga qeveria mbetet një nga çështjet e preferuara të Lëvizjes 5 Yjet (L5Y, antisistem). Kjo masë i bën më të kushtueshme pezullimet nga puna, kufizon kontratat me afat të përcaktuar apo më tej sanksionon kompanitë e subvencionuara që zhvendosen nga vendi.

Organizata e sipërmarrësve “Confindustria” u hodh në sulm dy ditë më parë në lidhje me masën e parë ekonomike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb