Në kuadër të festave të Pavarësisë dhe Çlirimit, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar nëpërmjet një statusi në Facebook se më datë 29-30 nëntor, festat do të zbresin në Sheshin Nënë Tereza dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Kreu i qeverisë gjithashtu njofton se Nata e Bardhë e Tiranës do të jetë një risi për t’u shijuar nga të gjitha moshat.
“29-30 nëntor në Sheshin Nënë Tereza dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit një spektakël i prodhimit e ushqimit nga toka shqiptare; një ekspozitë unikale e Shqipërisë që punon aty ku nuk hidhen dritat e skenës së katundit tonë politik e mediatik; Nata e Bardhë e Tiranës me një risi për t’u shijuar nga të gjitha moshat,” shkruan Rama në Facebook.
(e.f/BalkanWeb)