Pak ditë më parë ndërsa 12 djem futbollistë dhe trajneri i tyre ndodheshin të bllokuar në shpellën Tham Luang, në Tajlandë, FIFA shprehte keqardhje për ngjarjen dhe i ftoi fëmijët në finalen e Botërorit Rusi 2018. Sot ka ardhur edhe një përgjigje.

Mjekët që po kujdesen për shëndetin e fëmijëve thonë se ata nuk mund të shkojnë në Rusi më 15 korrik sepse duhet të qëndrojnë në spital. Ata duhet të mbahen nën vëzhgim për të shmangur çdo rrezik pas qëndrimit për 17 ditë në shpellë.

Fëmijët, të cilët u bllokuan në shpellën e përmbytur më 23 qershor, kërkuan nga pjesëtarët e ekipit të shpëtimit që kujdeseshin për ta që t’i informonin për zhvillimet në Botëror. Finalja e Botërorit do të luhet më 15 korrik në stadiumin “Luzhnik” të Moskës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: